Makaronat Diamond – Zgjedhja Më e Mirë Për Ata Që Gatuajnë Me Zemër

1.3k 0

Makaronat janë produkti më i dashur nga të gjitha moshat. Duke qenë se është shumë e lehtë t’i përgatitësh ato kanë një larmishmëri recetash. Mund të keni hasur kombinime nga më të shijshmet me perime, salca, madje edhe me fruta e t’ju kenë mbetur në mendje.

Origjina e tyre sigurisht që nuk mund të ngatërrohet, por vende të ndryshme tanimë kanë krijuar versionet e tyre, një prej të cilëve është edhe Shqipëria. AgroWeb.org këtë javë vizitoi një nga fabrikat e cila mban markën e cilësisë për prodhimin e makaronave në vend. Bëhet fjalë pikërisht për kompaninë Diamond, e cila renditet ndër investimet më të mëdha në Ballkan këto vitet e fundit.

Prodhimi i makaronave është një proces i ndërlikuar ku përveç lëndës së parë që përdoret, miell dhe ujë, ndikon padyshim metoda që ndiqet për përgatitjen e tyre, temperatura në të cilën qëndrojnë po edhe paketimi që siguron jetëgjatësinë dhe ruajtjen perfekte të formave. Pra aty ku bëhet diferenca, sipas Agjencisë së Mbrojtjes së Konsumatorit (EPA), është pikërisht tek këta tre faktorë kyç. Lista e tyre nis nga cilësia e lëndës së parë, prezenca e një stafi me eksperiencën e duhur dhe teknologjia e prodhimit. Ndaj dhe AgroWeb.org bisedoi me teknologë nga kompania Diamond për të informuar lexuesit e tij rreth një produkti elitar e të sigurt.

Gjithçka nis tek materiali parësor i cili përdoret për të përgatitur brumin e makaronave, gruri. Kjo kompani përdor një grurë të fortë Semola i cili vjen nga Kanadaja e më pas përpunohet nga një teknologji moderne në ambiente të posaçme.

“Gruri që ne përdorim është grurë i fortë semola me origjinë kanadeze dhe përmban rreth 16-17% proteina. Kjo gjë mundëson që produkti final, të përmbajë mbi 13% proteina” na shpjegon një nga ekspertët e kompanisë teksa kryen për AgroWeb.org testimin e thjeshtë që garanton cilësinë e produktit. Pasi lënda e parë është përpunuar kalon mes aparateve hermetike për tek fabrika ku ‘magjia’ ndodh.

Në ambiente krejtësisht higjienike e brenda standardeve evropiane, gjenden pajisje moderne dhe bashkëkohore të cilat janë krejtësisht të automatizuara. Pra i gjithë prodhimi komandohet nga një dhomë kontrolli e cila nuk lejon as kontaminimin më të vogël të produktit final. Diçka e tillë bënë që makaronat Diamond, të cilat ne shijojmë në rehatinë e shtëpisë sonë, të jenë të sigurta.

Procesi nis me përzierjen e miellit me ujin për të formuar brumin i cili ka elasticitetin, fortësinë dhe lagështirën e duhur. Për të vazhduar me dhënien e formës së makaronave. Fabrika ka dy linja të veçanta, njëra me specifikat për prodhimin e makaronave të gjata e tjetra për ato të shkurtra e me forma interesante. Përmes këtyre linjave kompania arrin të prodhojë rreth 16 lloje për t’i ofruar kështu konsumatorëve mundësi zgjedhjeje. Kapaciteti i tyre, 72 ton në vetëm një ditë, bënë të mundur që kjo kompani të mbulojë nevojat e rajonit. Pasi produkti kalon edhe fazën e tharjes, vjen ritestimi i produktit final, një hap që garanton cilësinë.

Kimistët ushqimorë të kësaj kompanie sigurohen që makaronat të kenë përmbajtjen e duhur të proteinave, mbi 13%, elasticitetin dhe tolerancën ndaj mbi-zierjes. Në fund vazhdohen me hapin e fundit të prodhimit të makaronave Diamond, paketimi.

“Materialet e paketimit të makaronave tona vijnë direkt nga Italia të cilat mundësojnë jetëgjatësinë e produktit dhe janë krejtësisht të riciklueshme,” shprehet një nga ekspertët e trajnuar nga teknologët italianë. Nga këtu ato transportohen direkt në raftet e dyqaneve e më pas në tryezën tuaj me shijen dhe vlerat unike për shëndetin.

Nëse dëshironi edhe një arsye për t’i zgjedhur, këto makarona e përthithin lehtësisht salcën që ju i kombinoni për të krijuar shijen më fantastike. Por nga ana tjetër teknologët e kompanisë Diamond kanë gjetur sekretin për të parandaluar zbutjen e tepërt të makaronave kur ne i ziejmë duke mundësuar kështu ruajtjen e formës së tyre.

Madje kjo kompani për të qenë gjithmonë afër me konsumatorët e saj, përmes faqes zyrtare iu tregon një larmishmëri recetash për të përgatitur fare lehtë këto pasta duke krijuar pjata njësoj si ato që shijoni nëpër restorante, por të gatuara me zemër. Ju mund të klikoni këtu dhe të keni një libër recetash gati për çdo rast, por mund të vizitoni edhe faqet në Facebook apo Instagram e të ndiqni informacionet direkte nga kompania./AgroWeb.org