Diell por ulen sërish temperaturat, njihuni me parashikimin e motit

191 0

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë një mot me diell në të gjithë territorin. Në zonat e thella malore pritet edhe reshje të izoluara dëbore.

 Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga -8°C në 00°C, në zonat e ulëta nga 02ºC në 07°C dhe në zonat bregdetare nga 05°C në 09°C.

Era do të fryjë në drejtim Veriperëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 3 ballë.

Kosova sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh të cilat do të sjellin mot të qëndrueshëm. Temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga -8°C në -2°C dhe në zonat e ulëta nga -5°C në 01°C.

Në fotot e mëposhtme do gjeni parashikimin e motit në qytetet kryesore të vendit, Kosovës dhe botës./Burimi:Top Channel