Dita Botërore e Ujit

1.3k 0

Dita botërore e ujit shënohet për çdo vit më 22 mars. Kjo ditë është përcaktuar me rezolutën e OKB në dhjetor të vitit 1992. Nga viti 1993 kjo ditë filloi të shënohet në Kalendarin e OKB-së dhe çdo vit fokusohet në çështje të ndryshme mbi problematikën e ujit.

Me celebrimin e kësaj dite OKB-ja ka për qëllim të rrisë rëndësinë e mbrojtjes së ujërave dhe mungesën e ujit të pijshëm në shumë vende të botës.
OKB-ja dhe vendet e saj anëtare ia kushtojnë këtë ditë zbatimit të rekomandimeve të Kombeve të Bashkuara dhe promovimin e aktiviteteve konkrete brenda vendeve të tyre në lidhje me burimet ujore botërore.

Problemi që has vendi ynë, më shumë se i prodhimit të ujit është ai i keqpërdorimit, duke qenë se vendi ynë është i pasur me burime ujore, me 7 lumenj që shkojnë nga lindja në perëndim që mund të plotësojnë të gjithë nevojat e popullatës dhe me reshje të bollshme vjetore.

Në shumë qytete, furnizimi i ujit në burim është rreth 500 deri 700 litra për frymë në ditë, por rrjedhjet dhe humbjet tregojnë se vetëm një pjesë e vogël e vogël e ujit të prodhuar arrin tek konsumatori. Sipas të dhënave zyrtare, rreth 60 për qind e të gjithë ujit të prodhuar humbet.

Tema e kësaj dite për 2016-ën është ‘Ujë dhe Punë’ (Ujë më i mirë, Punë më të mira)/AgroWeb.org/