Dita Botërore e Ushqimit 2014 “ Fermat Familjare

226 0

Në datën 16 Tetor mbarë bota feston ushqimin! Të paktën ata që kanë se çfarë të festojnë! U vendos në vitin 1981. Në Konferencën e 20-të të Përgjithshme të Organizatës për Ushqimin dhe Bujqësinë , të Kombeve të Bashkuara (FAO), vendet anëtare shpallëmn Ditën Botërore të Ushqimit, për të kujtuar përvjetorin e krijimit të organizatës, vitin 1945 . Delegacioni hungarez, i drejtuar nga ish Ministri i Bujqësisë dhe Ushqimit, Dr. Pál Romány, sugjeroi idenë e festimit në mbarë botën, në një ditë të vetme. 16 tetori përkujtohet në më shumë se 150 shtete, me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit të mbi çështjet si varfëria dhe uria.Duke filluar nga viti 1981, Dita Botërore e Ushqimit zhvillon një temë secilin vit, me qëllim që të sjellë në qendër të vëmendjes ato tematika apo problematika në të cilat duhet të veprohet.

”Tema Ditës Botërore të Ushqimit për vitin 2014 është Ferma Familjare “Të ushqejme botën, të kujdesemi për tokën

Në këtë ditë mendoni për ata që e festojnë vërtetë çdo vakt që u sjell diçka në pjatë.

Informohuni dhe shpërndani informacion mbi të ushqyerin e shëndetshëm.

Ngrini zërin dhe shqetësimet tuaja për të sensibilizuar politikëbërësit mbi rëndësinë e sistemeve ushqyese të qendrueshme .

Dita Botërore e Ushqimit festohet duke vepruar!

Fermerët, agropërpunuesit, sipërmarrësit janë aktorët kryesorë që mund të sjellin ndryshim. Investimet në fushën e bujqësisë, informimi mbi teknologjitë e reja që rrisin cilësinë dhe ulin sasinë e mbetjeve në ambient janë tematika kryesore që duhet të mbeten gjithmonë në qendër të vemëndjes.

Të nxisim veprimtaritë që të zgjidhim problemet në lidhje me ushqimin, atëherë do të kemi vertëtë një arsye më shumë për të festuar.

Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujrave të Shqipërisë, z. Edmond Panariti në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook shprehet se “Në Shqipëri, varfëria është shkaku kryesor i kequshqyerjes, por shkak është dhe niveli i ulët arsimor, kujdesi i pamjaftueshëm për nënën dhe fëmijën, dhe veçanërisht aksesi i kufizuar në shërbimin shëndetësor në zonat rurale. Adresimi i kequshqyerjes kërkon veprim të integruar në bujqësi, në sistemin e ushqimit, në menaxhimin e burimeve natyrore, por edhe në shëndetin dhe edukim publik.”