Pyetje: Me çfarë bëhet dizinfektimi i koshave plastikë përpara se të futen në dhomat frigoriferike?

284 0

Përgjigje nga Prof. Tokli Thoma, eskpert në Hortikulturë dhe Teknologjinë e Pasvjeljes, në Universitetin Bujqësor të Tiranës.

Metodat që përdoren në ditët e sotme për trajtimet e pasvjeljes përgjithësisht kufizojnë përdorimin e kimikateve. Shumë vende po përpiqen t’i mënjanojnë tërëisht metodat e fokusuara në kimikate dhe po angazhohen në gjetjen e zgjidhjeve të tjera alternative. Por, përdorimi i kimikateve në trajtimet e pasvjeljes nuk është shmangur ende tërësisht. Këto metoda përdoren duke treguar kujdes të veçantë që të mos tejkalohet niveli i mbetjeve kimike në produkt.

Klori: Përqendrimet e klorit aktiv prej 0,2 deri në 5 ppm janë në gjendje të eleminojnë shumicën e baktereve dhe kërpudhave të pranishme në ujë. Megjithatë, shpesh herë përdoren përqëndrime më të larta (50-150 ppm) për larje dhe hidroftohje. Format më të zakonshme janë klori i lëngët dhe hypochloritet. Gjithashtu mund të përdoret edhe dioksidi i klorit. Klori i lëngët dhe hypochloritet janë përdorur përgjithësisht në përqendrime 50 deri në 150 ppm, me një kohë të kontaktit 1 deri në 2 min duke dizinfektuar produktin dhe pajisjet. Për produktin përdoret dozë më e vogël dhe pas kohës së kontaktit, produkti shpëlahet me ujë të pijshëm. Produkti nuk futet i lagur në ftohje.

Ozoni: është një gaz me veprim të fortë oksidues në përqendrimet 0,5-2 ppm., por i vështirë për t’u aplikuar për shkak të metodave jo të besueshme për monitorimin e nivelit të përqendrimit. Përdoret për sanitim sipërfaqesh, por ka risk për produktin dhe stafin.

Calcium: 1-4% trajtim me zhytje ose spërkatje.

Bori: Spërkatje pas lulëzimit në një normë prej 0.67g B për pemë. Kjo normë është marrë kur fryti përmbante 14.7 mg B/ kg lëndë e thatë dhe korrespondon me një kërkesë të 80 g boraks/pemë. Mendohet se Bori mund të ndikojë në cilësinë e frutave nëpërmjet ndikimit në prodhimin e farës.

Atmosfera e kontrolluar quhet ajo atmosferë në të cilën rregullohen parametrat e lendëve si oksigjeni, dioksidi i karbonit, përqëndrimet e azotit si dhe parametrat e temperaturës dhe lagështirës.

SmartFresh, 1-MCP: 0.25-1ppm, 12-16 orë.

Me shumë kujdes mund të përdoren fungicide si Iprodione Rovral Aquaflo®, Pyrimethanil–Protector®, Pyrimethanil+Imazalil, Scholar®(Fludioxonil), Actil,.

Fungicidet po reduktohen në pasvjelje dhe po kalohet në metoda më të sigurta për shëndetin dhe ambjentin si trajtim me temperaturë, dritë ultra-violet, atmosferë e kontrolluar etj. Trajtimet kimike po kufizohen në parcelë para vjeljes.