Dita e Kooperativave | Korrik 2016

154 0

Tema e Ditës Ndërkombëtare të Kooperativave këtë vit është ‘Kooperativat, fuqia për një të ardhme të qëndrueshme’ dhe do të kremtohet në 2 korrik, 2016. Në vitin 1992, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara në rezolutën 47/90 të 16 Dhjetorit 1992, shpalli Ditën Ndërkombëtare të Kooperativave e cila kremtohet çdo vit, të shtunën e parë të korrikut.

Qëllimi i kësaj Ditë Ndërkombëtare është: Të rrisë ndërgjegjësimin mbi kooperativat

Të theksojë ndërthurjen e objektivave të përbashkëta të Kombeve të Bashkuara dhe Lëvizjes Ndërkombëtare të Kooperativës

Të nënvizojë kontributin e kësaj lëvizjeje në zgjidhjen e problemeve kryesore të adresuara nga Kombet e Bashkuara

Të forcojë dhe të rrisë partneritetin mes lëvizjes ndërkombëtare të kooperativës dhe aktorëve të tjerë, përfshirë qeveritë e nivelit local, kombëtar dhe ndërkombëtar.

Lëvizja kooperative përfaqëson një ndërthurje unike me një shtrirje globale, bazuar në kërkesat dhe nevojat e biznesit. Ajo luan një rol të rëndësishëm në reduktimin e varfërisë duke zgjeruar konceptin e pronësisë dhe duke i dhënë të gjithëve të drejtën për të pasur zë, si në organizatën e tyre ashtu edhe në të gjithë shoqërinë.

Kooperativat në Shqip&eumeuml;ri

Në Shqipëri termi kooperativë shpesh lidhet me regjimin komunist kur fermerët detyroheshin të punonin në mënyrë të kolektivizuar. Së fundmi, gjatë 2012-tës Parlamenti Shqiptar miratoi Ligjin për Shoqëritë e Bashkëpunimit Bujqësor”, i cili ka nevojë për një sërë amendamentesh në mënyrë që të zbatohet me efikasitet. Fermerët shpesh hasin vështirësi, siç janë probleme teknike përsa i takon regjistrimit të shoqërisë, ndarjes së fitimit mes fermerëve apo marrëdhënies më të tretët./AgroWeb.org