Drama e Liqenit të Ohrit

387 0
Liqeni më i vjetër në Evropë, pjesë e trashëgimisë kulturore të UNESCO-s ku jetojnë mbi 350 specie që nuk gjenden në asnjë vend tjetër të botës, është i kërcënuar seriozisht nga ndërtimi i një kompleksi të ri turistik në zonën e quajtur Studenishte (kallamishte). Kjo zonë është një nga habitatet e fundit të ligatinave në Maqedoni dhe që shërben si një sistem mbrojtës i krijesave të lashta e të panumërta që jetojnë në liqen. Shkatërrimi i saj mendohet të ketë pasoja katastrofike në liqenin e Ohrit, i cili nuk është thjesht dhe vetëm një liqen.
Plani i kryetarit të Bashkisë së Ohrit, Nikola Bakraceski, për të tharë 75 hektarë dhe për të ndërtuar shtëpi luksoze dhe një port jahtesh është ndeshur me një kundërshti të fortë nga biologë, ambjentalistë dhe nga qytetarët./AgroWeb.org/