Drejtuesja shqiptare në Agjencinë Europiane të Barnave sqaron vendimin e BE-së për udhëtimin e të vaksinuarve

191 0

Ornela Ademi, drejtuese në Agjencinë Europiane të Barnave sqaroi për Euronews Albania se edhe qytetarët shqiptarë, të cilët janë kanë marrë vaksinën vaksinën Pfizer ose Astrazeneca mund të udhëtojnë drejt vendeve të BE-së.

“Sa i përket Shqipërisë, me informacionet që kam, janë marrë vaksina Pfizer dhe Astrazeneca, që janë vaksina të aprovuara nga EMA. Këta qytetarë të cilët kanë marrë këto vaksina mund të udhëtojnë lirshëm, pa pasur një karantinë apo një test negativ”, u shpreh ajo.

Zonja Ademi tha më tej se sa i përket qytetarëve që kanë marrë vaksinën ruse dhe kineze,nuk ka ende një vend dhe se kjo është një çështje në shqyrtim.

“Çdo vend i Bashkimit Europian do të marrë një vendi individual që nëse këta persona do të udhëtojnë apo jo drejt vendit të tyre”.

Ajo shtoi se nga Agjencia Europiane të Barnave nuk pritet një vendim para gushtit në lidhje me këto dy vaksina./Burimi:EuroNews