Faktet e Reja: Variantet e reja të virusit prekin më shumë të rinjtë

308 0

Rektori i Universitetit të Mjekësisë, Arben Gjata, tha se rritja e të infektuarve ishte e pritshme dhe se ky mund të ishte tregues për praninë e varianteve të reja të COVID.

Ai theksoi se mutacionet e reja të virusit, kanë më shumë përhapje, prekin të rinjtë dhe lënë më shumë pasoja, gjë që aktualisht po ndodh.

“Nëse do jetë e nevojshme, në strategjinë që ka bërë Ministria e Shëndetësisë, parashikon dhe hapjen e gjithë spitaleve publike në vend, bashkiake dhe rajonale për të përballuar situatën e COVID,” – tregoi Gjata teksa vuri në dukje se ajo çfarë ka rëndësi për momentin është që sistemi shëndetësor të mos kalojë një kolaps.

“Nga të dhënat që kam situata në spitale është akoma një situatë që mund të përballojë këtë fluks pacientësh por të shpresojmë që të ulet sa më parë,” – shtoi ai.

Gjata nuk la pa përmendur përgjegjësinë e cila bie mbi qytetarët që nuk kanë respektuar masat dhe autoritetet që nuk kanë bërë monitorimet e duhura.

Sipas tij dyshimet për një variant britanik që po qarkullon në vendin tonë janë të bazuara dhe te kontaktet që ka pasur Shqipëria me Britaninë, duke qenë se lëvizja nuk është bllokuar./Burimi:Euro News