Përhapja e Virusit Kinez – Aeroportet Ndërkombëtare në Alarm

242 0

Muaji i fundit shënoi një përhapje të madhe të gripeve dhe viruseve në përgjithësi, ku një ndër vendet e prekura ishte edhe Shqipëria.

Kjo është diçka normale sipas ekspertëve, pasi jemi në mes të stinës së dimrit dhe këto vështirësi për organizmin priten.

Megjithatë masat për parandalimin e çdo lloj bakteri në këtë periudhë duket të jenë strikte nga të gjithë.

Këtë e rekomandojnë edhe ekspertët e ISHP, të cilët disa ditë më parë lajmëruan prezencën e një virusi të ri quajtur koronavirus.

Akoma i pa përhapur në vendin tonë, duket se virusi me epiqendër Kinën, po shpërndahet edhe në kontinete të tjera.

Alarmi i ekspertëve

Në Kinë janë raportuar 17 të vdekur dhe 550 të prekur, ndërsa në SHBA një tjetër i vdekur.

Organizata Botërore e Shëndetit është mbledhur prej disa ditësh për të shqyrtuar mundësinë e shpalljes së gjendjes emergjnte ndërkombëtare.

Dy qytete në Kinë janë izoluar tërësisht ndërsa këshillohet që të kihet shumë kujdes në udhëtime dhe aeroporte.

Megjithëse virusi është shpërndarë në disa kontinente sipas ekspertëve nuk është në fazën e një epidemie dhe mund të menaxhohet.

Ata japin alarmin për kontrolle të imëta në aeroportet ndërkombëtare.

Kjo vlen veçanërisht për të gjithë personat që udhëtojnë drejt Kinës apo ata që vinë nga ky vend.

Aeroportet e Koresë së Jugut kanë marrë masa, duke kontrolluar çdo person me anë të një skaneri të veçantë i cili tregon shenja të virusit.

Kontrolle të veçanta po kryen edhe në aeroportet Evropiane dhe ato botërore për të minimizuar përhapjen e këtij virusi.

Ndërkohë që autoritetet Kineze bëjnë thirrje që të mos udhëtohet drejt epiqendrës, qytetit me emrin Vuhan, pasi zona është e izoluar.

Çfarë është koronavirusi?

Koronavirus dhe është një tip tërësisht i ri i sëmundjeve infektive që mund të prekin njeriun.

Mendohet se origjina e tij është nga kafshët,  në Kinë mendohet se burimi i këtij virusi janë gjarpërinjtë. K

ëta zvarranikë shiten në tregje dhe konsumohen masivisht në vendet aziatike.

Ndonëse për shumë vende është ende herët për prodhimin e një vaksinë shëruese, Gjermania ka dhënë lajmin se ka arritur të krijojë një vaksinë kuruese.

Ky lloj virusi hyn tek familja e viruseve të cilat shkaktojnë simptoma të ngjashme me ato të gripit.

Këtu përfshihen shenja si një rrufë e lehtë, kollë apo edhe komplikacione më të rënda të sistemit të frymëmarrjes.

Sëmundje të rënda të njohura ndryshe si , Sindroma Respiratore e Lindjes së Mesme (Middle East Respiratory Syndrome MERS) dhe Sindroma e Rëndë Respiratore Akute (Severe Acute Respiratory Syndrome SARS).

Ka disa lloje të këtij virusi të cilat janë të përhapura kryesisht tek kafshët dhe një lloj i ri që po përhapet edhe tek njerëzit.

Simptomat  dhe Parandalimi

Sipas ekspertëve të ISHP të cilëve i’u referohet AgroWeb.org, simptomat varen nga lloji i koronavirusit, por shenjat më të zakonshme janë problemet me aparatin e frymëmarrjes.

Ky virus shkakton ethe, kollë, gulçim dhe vështirësi te vazhdueshme në frymëmarrje.

Në raste më të rënda, infeksioni mund të shkaktojë pneumoni, sindromë të rëndë respiratore akute, insuficiencë të veshkave, madje edhe vdekje.– thuhet në lajmërimin e ISHP.

Primarja si në luftimin e çdo virusi tjetër sigurisht që është higjena, sidomos në pjesën e duarve, hundës dhe gojës.

Gjithashtu praktikat e higjenës ushqimore, si dhe kur është e mundur shmangia e kontakteve të ngushta me çdo person që shfaq simptoma të sëmundjeve respiratore, si kollë apo tështima.