Ka shumë arsye fama e Alpeve të Veriut. Ka natyrë të egër e burime të akullta. Ka peisazhe mahnitëse që kanë marrosur turistët. Ka sherebelën, boronicat, trumzën, grathtelin madje aty fillon edhe masivi më i madh i gështenjave unike në Ballkan.
Ka bimët mjekësore më të kërkuar në botë për vlerat cilësore që nuk i gjen askund tjetër. Mbi gjithçka ka bukë e kripë e zemër në një natyrë të përsosur.
Tashmë ka edhe një arsye më shumë veç bukës së ngrohtë e zemrës së bardhë. Ka fermën e parë të prodhimeve blegtoriale të çertifikuar Bio në Shqipëri, fermën më të madhe të llojit të saj mes shumë vendeve.
Dhe kjo nuk është thjesht histori individuale e suksesit të një ferme personale. Me këtë çertifikim, Shqipëria ka hedhur një hap të madh në tregun europian të prodhimeve organike blegtorale.
Në një nga lartësitë malore më të epërme të Shqipërisë, në Malin Leja e Dushit, burimet që gjarpërojnë nëpër këtë terren malor, kanë krijuar krejt në natyrë të virgjër, Fermën Bio ‘7 Springs’ në shqip Ferma e Shtatë
Burimeve. Në këtë lartësi, 1000 metra mbi nivelin e detit, gjithçka i është lënë ciklit të natyrës së paprekur.
Shtatë Pranvera – Shtatë Burime – Freskia e Një Marke
Emrin e marrë prej gurgullimës së freskët të shtatë burimeve ujore që rrjedhin prej malit, Ferma ‘7 Springs’ e ka shndërruar në Vulë të Cilësisë.
E para dhe e vetmja e liçensuar nga Trupa Kombëtare e Çertifikimit si edhe nga agjensi ndërkombëtare, ferma shtrihet në të gjithë sipërfaqen e malit.
Aty gjenden kryesisht rraca vendase të bagëtive të imta, gjedhëve e shpendëve. E veçantë është mosndarja e tufave gjatë kullotës, karakteristikë e veçantë kjo e jetesës së kafshëve në natyrë të egër.
Me mençurinë dhe mbi të gjitha dashurinë për t’i dhënë jetë bimësisë aty, janë vendosur edhe koshere me bletë, të cilat njihen jo vetëm për mjaltin e mrekullueshëm, por edhe për rolin jetësor të tyre tek bimët.
Dallimet që bëjnë diferencën
Në gjithë hapësirën e fermës nuk ka asnjë grimcë a gjurmë pesticidesh apo plehrash kimike. Kafshët ushqehen tërësisht me çfarë natyra ofron aty, një shumëllojshmëri barishtesh dhe bimësie që popullojnë të gjithë malin.
Nëse kushti për një fermë Bio përcakton se sipërfaqja e kullotës duhet të jetë rreth 1 hektar për 2 lopë, e po ashtu 1 hektar për 13 dhi apo dele, në 7 Springs Bio Farm, falë terrenit të egër dhe të gjerë, çdo lopë a dele ka secila nga një hektar kullotë, një mënyrë fantastike kjo që u jep bagëtive më shumë hapësirë në konsumimin e ushqimit më të mirë në natyrës.
Është pikërisht rritja në ciklin natyror ajo që i bën produktet e kësaj ferme blegtorale 100 % organike.
Jo më kot, një prej ekspertëve të mirënjohur ndërkombëtar të produkteve organike Eric Meli, pasi vizitoi personalisht këtë Fermë tha se, gjithçka aty ishte mahnitëse. Sipas vlerësimit të tij, sipërfaqja jashtëzakonisht e madhe, terreni i egër, bimësia aty, ajri, uji natyral, e bëjnë këtë fermë më të madhen e këtij lloji në Europë.
Orientimi i konsumatorëve drejt produkteve BIO
Në fermë ka një përkushtim të jashtëzakonshëm për mirëqënien e kafshëve ashtu edhe të mjedisit përreth. Mishi i freskët i viçit, kecit, qingjit, pulës dhe vezët, mjalti e djathi vijnë si produkte krejt unike për vlerat e tyre në tregun shqiptar.
Është pikërisht cilësia unike Bio e këtyre produkteve që ka rritur tej mase kërkesën e konsumatorëve, që vlerësojnë shijen e përkryer, por mbi të gjitha vlerat më të shëndetshme, përkundrejt produkteve të zakonshme apo aq të gjendura në treg pa ditur origjinën.
Për të ruajtur freskinë dhe të gjitha vlerat natyrore të produkteve, “7 Springs Bio Farm" nuk operon me dyqane në treg por me porosi, të cilat bëhen përmes numrave të kontaktit, adresave të email, Facebook, duke klikuar këtu, dhe përmes website-it të kësaj ferme, që e gjeni duke klikuar këtu. Një metodë kjo, që garanton cilësinë ushqimore dhe freskinë e produkteve nga Maja e Malit të Lejes së Dushit deri në tryezën e konsumatorëve, të cilët i kanë besuar kësaj ferme elementin bazë të jetesës; Të ushqyerit sipas riteve të të parëve./AgroWeb.org
*Shkrimi i mësipërm është mundësuar përmes partneritetit të programit SmartCapital për zhvillimin e sektorit të bujqësisë dhe sipërmarrjeve në Shqipëri.