Fermerët Protestojnë në Lushnje – Kërkesat Janë Ende Të Paplotësuara

238 0

Siç e paralajmëruan edhe ditën e djeshme në njoftimin e tyre zyrtar, fermerët e Myzeqesë organizuan protestën e tyre në qytetin e Lushnjes.

Fermerët pjesëmarrës i përkisnin degëve të Lushnjes, Divjakës, Beratit, Fierit, Kuçovës, por edhe nga zona e qytete të tjera.

Ata kërkojnë që qeveria shqiptare t’u plotësojë kërkesat e parashtruara nga sindikata e fermerëve.

Fermerët protestojnë për gjendjen e vështirë lidhur me rënien e shitjeve të produkteve të tyre bujqësore.

5 kërkesat e fermerëve:

Mbështetje financiare direkte për fermerët duke na subvencionuar për çdo njësi produkti te hedhur ne treg kundrejt faturës tatimore të shitjes dhe stimulim te eksportuesve të cilët janë promotorë të zhvillimit te bujqësisë.

Vlerësim dhe kompensim financiar me çmim dysheme të tregut për produktet e humbura nga fatkeqësitë natyrore dhe stogun e produktit të shkaktuar nga çrregullime të forta të tregut.

Rregullim në paketën fiskale 2020 të shkallës së TVSH-së për sektorin e tregtimit dhe përpunimit të produkteve bujqësore e blegtorale sepse aplikimi i shkallëve të ndryshme të TVSH-së që sot është në mënyre paradoksale 0% në blerje dhe 20% në shitje dhe perfshirja e të ashtuquajturës normë kompesimi 6% në këtë mekanizëm i ka vënë operatorët e këtij sektori në një regjim taksimi të padrejtë dhe për pasojë i ka detyruar të furnizohen me produktet bujqësore nga importi dhe të braktisin produktin vëndas .

Kërkojmë nga Ministria e Bujqësisë të na garantojë shërbimin e ekstensionit me specialistët e Drejtorive Rajonale të Bujqësisë,laborator për analiza të tokës, garantim dhe monitorim të cilësisë së imputeve bujqësore , kontroll dhe monitorim të cilesisë së produkteve tona nëpërmjet një laboratori të akredituar.

Kërkojmë nga qeveria të angazhohet në rregullimin me ligj të kushteve dhe mënyrën e kryerjes së tregtisë me produktet bujqësore për të garantuar interesat e palëve në këtë treg.

Pjesëmarrja sa me e madhe në tubim rrit shanset për realizimin e këtyre kërkesave./AgroWeb.org