Fermeri nga Kuçova që Kultivoi 8 Dynym Kivi

415 0
“Skemat ndihmëse për fermerët, shoqëruar me politika zbutëse  që ulin kostot e punës, i kanë dhënë qartë rezultatet dhe është kënaqësi t’i prekësh ato në territor”.
Kështu u shpreh deputetja e Partisë Socialiste, Ermonela Felaj, e cila vizitoi sipërfaqet e mbjella me kivi në fshatin Tapi, të Kuçovës.
Felaj tha se “puna në bujqësi është jetike për prodhimin tonë kombëtar dhe pikërisht për këtë, kërkohet mbështetje shumë e mirë për fermerin”.
“Skemat ndihmëse për fermerët, shoqëruar me politika zbutëse e që ulin kostot e punës, i kanë dhënë qartë rezultatet, dhe është kënaqësi t’i prekësh ato në territor, siç në rastin e Artur Daulles në Tapi, që sot kultivon kivi në një sipërfaqe prej 8 dynymësh, falë punës së tij shembullore, pasionit dhe këmbënguljes për të zbatuar dije bashkekohore si edhe ndihmës nga AZHBR”, tha Felaj.
Ajo tha se u befasua nga ajo cfarë pa, ndërsa theksoi se “detyrimi ynë për të qenë pranë nevojave të tokës dhe fermerit, ngelet i pazëvendësueshëm”.