Fondet e IPARD II Edhe Për Një Javë – Fermerët Interes për Sisteme Anti Breshër

710 0

Jemi në stinën e dimrit ku moti i ftohtë shoqëruar me rreshje shiu dhe breshër kanë kohën e tyre.

Thuajse çdo vit, për shkak të rreshjeve të dendura të shiut, stuhive dhe breshërit tonelata me prodhime shkatërrohen duke rrënuar me qindra agrobiznese e ferma.

Duke shfrytëzuar aplikimet në fondet e IPARD II në Shqipëri, ku një shumë prej 57.6 milionë eurosh ofrohet nga BE në formën e granteve, me qëllim zhvillimin e bizneseve në bujqësi, fermerët janë duke shfrytëzuar mundësinë për të pajisur prodhimet e tyre me sisteme mbrojtëse anti breshër.

Por kur ka mbetur edhe një javë nga mbyllja e thirrjes për të përfituar nga fondet e IPARD II, duket se fermerët dhe agrobizneset po përqendrojnë kërkesat e tyre krahas serave edhe në implementimin e sistemit mbrojtës nga breshëri.

Një investim që zgjat në vite e që shmang shkatërrimin e prodhimeve për shkak të kushteve atmosferike, kokretisht rreshjeve të dendura të shiut dhe breshërit.

Për të përfituar nga fondet IPARD II mund të aplikojnë të gjithë fermerët apo agrobizneset nga e gjithë Shqipëria.

 Sistemet Mbrojtëse në Fokus të Aplikimeve

Vet fermerët thonë se për shkak të humbjes së tonelatave me prodhime në vitet e kaluara vendosja dhe investimi tek sistemi mbrojtës kundër breshërit është bërë i domosdoshëm.

Një nga kompanitë lider në Shqipëri, lider në Shqipëri për furnizimin e fermave dhe agrobizneseve me pajisje bujqësore inovative, të prodhuara nga kompanitë më në këtë sektor është Agro Line.

Përfaqësues të kësaj thonë për AgroWeb.org se kjo periudhë është piku më i lartë i kërkesave të agrobizneseve për pajisje bujqësore ku serat dhe sistemi i mbrojtjes nga breshëri kanë vëmendjen më të madhe.

“Është një periudhë tipike, e cila përkon jo vetëm me stinën kur moti është I pafavorshëm për agrobizneset porn ë të njëjtën kohë kemi edhe fondet IPARD II ku fermerët mund të përfitojnë financim mbi mjetet që u nevojiten për mbarëvajtjen e prodhimeve të tyre.

Kërkesat janë të shumta dhe të ndryshme për pajisje të ndryshme bujqësore, por këtë periudhë, që përket paksa edhe me stinën e ftohtë të dimrit, kryesisht kërkesat janë të fokusuar tek serat dhe sistemi i mbrojtjes nga breshëri.

Ne jo vetëm që mundësojmë këto pajisje dhe teknologji në cilësinë dhe standartet më të larta europiane por në të njëjtën kohë i asistojmë fermerët  edhe në vendosjen e këtyre sistemeve sipas planeve të plantacioneve që ata kanë” shprehen për AgroWeb.org ekspertë të AgroLine.

Investimi në sistemet mbrojtëse kundër breshërit është një sistem afatgjatë që u mundëson fermerëve mbarëvajtjen e prodhimeve të tyre si dhe jetëgjatësinë e prodhimeve sipas sezoneve që ato kanë.

Aplikimet IPARD deri në 15 Janar

Ky është momenti i artë për të gjithë ata që punojnë në sektorin bujqësor, agro-përpunim dhe agro turizëm.

Procesi i thirrjes ka nisur më 31 tetor dhe do të vijojë deri më 15 janar 2020, pra edhe për një javë.

Thirrja është e hapur për të gjithë personat (persona fizikë dhe juridikë), puna dhe veprimtaria e të cilëve zhvillohet brenda territorit të Republikës së Shqipërisë.

Programi IPARD II, është sfida më e madhe që i parashtrohet bujqësisë shqiptare dhe vështirësia qëndron në përthithjen e fondeve të këtij programi, gjë që kërkon kapacitete njerëzore dhe mjete financimi./AgroWeb.org