Ftonj me Arra të Pjekur në Furrë – Shije Fantastike

5.9k 0

Me arra dhe mjaltë, nëse dëshironi edhe me pak kanellë, receta me ftonj të pjekur në furrë është fantastik në shije 

Kjo është një ëmbëlsirë tipike e fshatrave shqiptare, e përgatitur në ditët e fohta të vjeshtës e sidomos dimrit, është fantastike jo vetëm në shije por edhe në vlera.

Krejt lehtë për t’u përgatitur në kushtet e shtëpisë, me pak përbërës dhe brenda një kohe të shkurtër, ftonjtë e pjekur përbëjnë ëmbëlsirën ideale pas një vakti dreke e veçanërisht darke.

Shija e përqëndruar e ftonjve, kombinuar me mjaltin e arrat është fantastike por nga ana tjetër po aq fantastike janë edhe vlerat shëndetësore të tij.

Ftoi është një frut që nuk të shpenzon shumë kohë nëse do ta konsumosh menjëherë.

Ai është shumë i shijshëm dhe shumë i rëndësishëm për shëndetin e njeriut.

Ftoi është një burim i pasur me vitaminë C, kalium, bakër, hekur dhe fibër.

Ftoi gjithashtu përmban elementë organikë dhe ushqimorë që ia shumëfishojnë vlerat shëndetësore atij.

Shqiptarët e shfrytëzojnë ftoin dhe të mirat e tij gjërësisht.

Ftoin e përdorin për reçel, ëmbëlsira, puding, gliko, por edhe në mënyra të ngjashme me dardhën.

Sipas kërkimeve të AgroWeb.org, vlerat e vërteta të ftoit gjenden jo vetëm të lëkura, por edhe tek tuli i brendshëm që është i mbushur me ushqyes të rëndësishëm, vitamina, minerale, antioksidantë dhe fibër.

Me ndihmën e pak sheqer ose edhe të mjaltit, fruti merr një shije fantastike.

Më poshtë do të gjeni recetën e sugjeruar nga AgroWeb.org për përgatitjen e ftonjve të pjekur në furrë.

Ftonj e Pjekur në Shtëpi

Përbërësit

(Sasia e ftonjve përzgjidhet në bazë të numrit të personave në familje)

Ftonj

Mjaltë

Arra

Pak sheqer

Kanellë ose Karafila (Sipas dëshirës)

Përgatitja – Shpejt dhe Lehtë

Pastrojini mirë ftonjtë duke u hequr fillimisht pushin në sipërfaqen e lëkurës përmes një pecete të pastër.

Më pas, përmes një thike ndajini ftonjtë dy ose katër pjesë (sipas preferencës).

Pastrojini nga farat në secilën prej pjesëve.

Më pas, secilin prej copave të ftonjve i lyejmë me pak sheqer nga të dyja anët dhe vendosini me radhë në një tavë ku kemi shtruar më parë letër pjekjeje.

I pjekim në furrë me temperaturë 200 gradë përreth 40 minuta.

Ndërkohë, në një tas të vogël hedhim disa lugë me mjaltë dhe arra të shtypura.

Pasi ftontjë të jenë karamelizuar i heqim nga furra dhe u hedhim sipër  mjaltin me arra.

Sipas dëshirës mund t’i spërkasim me pak pluhur kanellë ose disa karafila. Kjo ëmbëlsirë shërbehet e ngrohtë por edhe ftohtë. /AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.