Fundjavë Përvëluese. Temperaturat Rriten Në Mënyrë Ekstreme

356 0

Kjo javë nisi me temperatura të ulëta dhe rreshje shiu por do të mbyllet me rritje ekstreme temperaturash duke sjellë zyrtarisht stinën e verës.

Sipas Institutit Meteorologjik, Meteoalb të cilit i referohet AgroWeb.org kjo fundjavë pritet të jetë vërtetë përvëluese dhe temperaturat do të rriten me disa gradë.

“Dita e sotme si edhe fundjava paraqiten në ndikimin e motit të kthjellët dhe të nxehtë. Temperaturat e ajrit në fundjavë pritet të arrijnë mbi 36 gradë celcius.” thuhet në njoftimin e Meteoalb.

AgroWeb.org ju këshillon që të bëni kujdes dhe të shmangni ekspozimin në diell. Më poshtue gjeni disa këshilla që do t’ju vijnë në ndihmë në rastet e vapës ekstreme.

Ndërkohë pritet që java tjetër të nisë me rreshje shiu konkretisht e hëna dhe e marta.

Drobitja nga Vapa dhe Trajtimet E Domosdoshme

Nëse vini re shenja të drobitjes nga vapa ose goditjes nga dielli duhet të merrni menjëherë hapat e mëposhtëm:

Zhvendosuni menjëherë në hije;

Mos qëndroni më në diell;

Ndizni kondicionerin ose freskuese;

Lajeni trupin me ujë të vakët;

Pini ujë ose lëngje të tjera.

Në raste ekstreme mund të përdorni kompresa akulli në zonën e qafës, sqetullave dhe ijeve.

Parandalimi i Problemeve

Me rritjen e temperaturave është e rëndësishme që njeriu të parandalojë problemet që vijnë prej tyre.

Mbajeni trupin të freskët nëpërmjet këtyre strategjive të listuara më poshtë nga AgroWeb.org:

Qëndroni në ambiente të brendshme gjatë pikut të vapës;

Kur jeni në ambiente të jashtme, mundohuni të qëndroni në hije;

Pini 2-4 gota me ujë tepër çdo orë kur jeni të ekspozuar ndaj vapës;

Vishni rroba të lehta prej pambuku;

Lahuni me ujë të vakët;

Mbani kapele;

Shmangni pije dehidratuese me alkol dhe kafeinë;

Kaloni një pjesë të ditës në një ambient me ajër të kondicionuar.

Të qënit të informuar për simptomat e drobitjes nga vapa dhe goditjes nga dielli është një hap i rëndësishëm drejt sigurisë dhe shëndetit./AgroWeb.org