Gratë Apo Burrat, Kush Shqetësohet Më Shumë Për Koronavirusin

322 0

Një studim i kryer së fundmi në Britaninë e Madhe zbuloi se 52 përqind e grave ishin shumë të shqetësuara për përhapjen e COVID-19, në krahasim me 44 përqind të burrave.

Sipas studimit, burrat shqetësohen pak më pak se gratë jo vetëm për frikën e infeksionit, por edhe të sëmundjes së anëtarëve të tjerë të fëmiljes, sëmundshmërisë në përgjithësi dhe qasjes ndaj kujdesit shëndetësor.

Raporti tregon se gratë (43%) janë më të shqetësuara nga izolimi dhe distancimi fizik ndaj familjes dhe miqve se burrat (35%).

Edhe në aspektin financiar shqetësimi është më i lartë tek femrat (33%) se tek meshkujt (28%)

Gratë shqetësohen më shumë për pagesën e faturave, qerasë, ushqimit, parave.

Burrat shqetësohen më shumë për përgjegjësitë e jetës familjare si kujdesi për fëmijët dhe edukimi i tyre në kushtet e shtëpisë. Një aspekt interesant i studimit ishte se meshkujt frikësohen më shumë se femrat ndaj abuzimit emocional në kushtet e izolimit në shtëpi.

Studimi u krye në datat 10-15 prill. Në të morrën pjesë 2100 qytetarë të Mbretërisë së Bashkuar.

COVID-19 Dhe Raporti Meshkuj/Femra

Sipas një studimi të publikuar nga INSTAT gjatë vitit 2018, numri i vdekjeve të burrave në vendin tonë është 11.667, kurse i grave është 10.137.

Në vitin 2017, numri i vdekjeve të burrave ishte 11.610 ndërsa për gratë 10.622.

Diagnozat kardiovaskulare, tumorale dhe ato kronike janë përgjegjëse për shumë prej vdekjeve mes dy gjinive.

Sipas revistës Monitor, deri më datën 11 prill, vetëm 35 përqind e atyre që humbën jetën në vendin tonë si pasojë e COVID-19 ishin femra, mosha mesatare e të cilave ishte 77 vjeç.

Monitor shpjegoi se mosha mesatare e meshkujve ishte më e ulët se ajo e femrave, në 68 vjeç.

Mjeku Petrit Malaj argumentoi se një prej arsyeve është pirja e duhanit që dëmton rëndë sistemin e frymëmarrjes.

Ky fenomen është shumë më i përhapur te gjinia mashkullore, ku sipas të dhënave të vitit 2019,  50.5% e burrave mbi 15 vjeç pinë duhan, ndërsa të gratë raporti është 7.1.

Pirja e duhanit dhe ndotja e ambientit  janë shkaktarët kryesor të Sëmundjes Pulmonare Obstruktive Kronike (SPOK )  që kufizon ndjeshëm aftësitë e mushkërive. Kjo diagnozë, sipas revistës Monitor është rritur vitet e fundit dhe raporti gjinor i të sëmurve me SPOK është 3 me 1 për burrat, duke i bërë ata edhe më të rrezikuar ndaj Covid -19. /AgroWeb.org