Si T’i Përgatisni Fëmijët Për Vitin e Ardhshëm Shkollor?

436 0

Pandemia e koronavirusit ka shkaktuar ndërprerje domethënëse në ciklin arsimor të fëmijëve por edhe në aftësitë e tyre të të nxënit në shkollë.

Ndonëse viti shkollor për shumë syresh ka përfunduar, ekspertët këshillojnë prindërit që të vazhdojnë të mësojnë fëmijët nga shtëpia por duke mos harruar kohën e lirë kaq shumë të nevojshme për ta.

Për më tepër, ekspertët këshillojnë që prindërit të jenë të përgatitur për çdo skenar të mundshëm në vjeshtë me nisjen e vitit shkollor.

Nëse ky vit i ardhshëm nis siç duhet, sërish ekspertët janë të mendimit se nxënësit e klasave të treta deri në të tetën do të kenë 30% më pak të aftësisë së të lexuarit.

Në lëndën e matematikës, nxënësit mund të kenë humbur rreth 50 përqind të aftësive të të nxënit, thonë studiuesit.

Në shumë lëndë të tjera, nxënësit e këtyre klasave do të jenë një vit mbrapa sa i përket mësimit..

Banka Botërore: Shumë Nxënës Do Të Kthehen Në Analfabetë Funksionalë

Në një raport të publikuar në fillim të qershorit, Banka Botërore tha se pavarësisht se vendet e Ballkanit Perëndimor kanë ofruar mësim në distancë  një përqindje më e madhe nxënësish do të kthehen në analfabetë funksionalë dhe do të braktisin shkollimin në përgjithësi,.

“Humbja e mësimit do të jetë e pashmangshme dhe e konsiderueshme, duke prekur në mënyrë disproporcionale fëmijët me pak të drejta, që do të ndikojë që në një pjesë të madhe të nxënësve të bie analfabetizmi funksional dhe potencialisht braktisjen e shkollës në përgjithësi”, thuhej në raport.

Sipas Bankës Botërore, vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të shfrytëzojnë mundësinë për ta bërë arsimin më efektiv, gjithëpërfshirës dhe elastik.

Si T’i Përgatisni Fëmijët Për Vitin e Ardhshëm Shkollor?

Ekspertët thonë se prindërit duhet t’i informojnë fëmijët e tyre për çdo skenar të mundshëm të rikthimit ose jo të vitit shkollor në vjeshtë me fjalë sa më të thjeshta.

Sipas tyre, është e pritshme që fëmijët të përjetojnë ankth ndaj prindërit duhet të jenë vigjilentë ndaj sjelljes së tyre gjatë verës për të dalluar çdo shenjë të mundshme stresi.

Për më tepër, gjatë stinës së verës, prindërit duhet të garantojnë ekuilibra jo vetëm në kohën e lirë të argëtimit të fëmijëve por edhe në mësim.

Mësimi në kushtet e shtëpisë sigurisht që mund të jetë i shkurtuar, por duhet të jetë i vazhdueshëm që fëmijët të mos harrojnë ato që mësuan gjatë pandemisë./AgroWeb.org