I Ftohti i Acartë me Stuhi Ere dhe Borë – Kur Nis Rritja e Temperaturave

218 0

Janari ka mbërritur me temperatura ekstremisht të ulëta me zbritje deri në – 11 gradë celcius.

Stuhi të forta ere kanë përfshirë gjithë territorin e vendit ashtu si edhe rreshje dëbore ndërkohë që ngricat ka pushtuar vendin ashtu si edhe temperaturat shumë të ulëta.

Stuhitë e forta të erës kanë shkaktuar dëme në zona të ndryshme të vendit duke rrëzuar pemë dhe objekte të tjera ndërsa janë shkaktuar edhe ndërprerje të energjisë elektrike.

Nga rreshjet e borës në zonat malore kryesisht është shkaktuar bllokimi i rrugëve ku automjetet po hasin vështirësi.

Kur rriten Temperaturat

Sipas Meteoalb, të cilit i referohet AgroWeb.org temperaturat do të vijojnë të jenë ekstremisht të ulëta në ditët e para të kësaj jave.

Por në vijim, pas ditës së mërkurë temperaturat do të rriten gradualisht megjithëse sërish do mbizotërojë moti i ftohtë.

“Stuhi të forta ere me shpejtësi mbi 80 km në orë në zonat bregdetare si edhe në dallgëzim të lartë deri në 7-8 ballë në det.

Rreshje dëbore në të gjithë zonën malore. Që nga sot i ftohti iacartë mbërrin në vend me temperatura – 11 gradë në rang vendi.

Ky i ftohtë mbetet deri të mërkurën kur nis rritja graduale e temperaturave”.

Kujdesi Që Duhet Të Tregoni

 Ky muaj pritet të jetë vala më e ftohtë e këtij dimri, ndërkohë që paralajmërohet një kujdes maksimal për moshat e treta dhe fëmijët, të cilët preken më shpejtë nga i ftohti dhe problemet shëndetësore që ai shkakton.

AgroWeb.org ju këshillon të qendroni sa më shumë në vende të mbyllura dhe të ngrohta dhe të konsumomi pije të ngrohta, si çajra të ndryshëm por edhe supa të ngrohta etj.

Ndërkohë për të qendruar ngrohtë gjatë natës, mund të përdorni borsa apo shishe plastike me ujë të ngrohtë./AgroWeb.org