Rryma të forta të të nxehtit afrikan paralajmërohet se do pushtojnë Shqipërinë duke nisur nga dita e ensërme, e mërkurë 12 qershor.

Sipas të dhënave të Institutit Meteorologjik, Meteoalb, të cilit i referohet AgroWeb.org bën të ditur se nga dita e nesërme vijon rritja e temperaturave të cilat do të kulmojnë në fundjavë deri në 38-40 gradë celcius.

“Vijon ndikimi i masave ajrore nga jugu i detit Mesdhe dhe veriu i Afrikës duke bërë që vendi jonë të mbetet me kthjellime dhe temperatura të larta deri në fundjavë.

Zonat malore gjatë mesditës së sotme do të kenë rrebeshe afat-shkurtër shiu, nuk përjashtohet mundësira për breshër.

Temperaturat e ajrit, duke filluar që ditën e mërkurë rriten gradualisht duke bërë që në fundjavë të ngjiten mbi 38°C” thuhet në njoftimin për shtyp të Meteoalb.

 Vapa dhe djersitja

Trupi i njeriut ka një mekanizëm i cili e mbron atë kur temperatura rritet më shumë seç e lejojnë limitet.

Ky mekanizëm është thjesht djersa. Aftësia për të djersitur është si një përgjigje kundër ajrit që ka nivele të ulëta të lagështirës.

Ne nuk e vëmë re se sa djersisim pasi një pjesë e madhe e saj avullon sapo trupi e prodhon.

Kur jashtë është shumë vapë dhe trupi nuk është i hidratuar nuk arrin të kryejë procesin e djersitjes, i cili lejon trupin që të ftohet.

Kjo krijon mundësinë që trupi të punojë në kushte të vështira dhe zemra të dëmtohet.

Prandaj the në verë është e këshillueshme që të pini lëngje sa më shumë.

 Drobitja nga Vapa dhe Trajtimet E Domosdoshme

Nëse vini re shenja të drobitjes nga vapa ose goditjes nga dielli duhet të merrni menjëherë hapat e mëposhtëm:

Zhvendosuni menjëherë në hije;

Mos qëndroni më në diell;

Ndizni kondicionerin ose freskuese;

Lajeni trupin me ujë të vakët;

Pini ujë ose lëngje të tjera.

Në raste ekstreme mund të përdorni kompresa akulli në zonën e qafës, sqetullave dhe ijeve.

 Parandalimi i Problemeve

Me rritjen e temperaturave është e rëndësishme që njeriu të parandalojë problemet që vijnë prej tyre.

Mbajeni trupin të freskët nëpërmjet këtyre strategjive të listuara më poshtë nga AgroËeb.org:

Qëndroni në ambiente të brendshme gjatë pikut të vapës;

Kur jeni në ambiente të jashtme, mundohuni të qëndroni në hije;

Pini 2-4 gota me ujë tepër çdo orë kur jeni të ekspozuar ndaj vapës;

Vishni rroba të lehta prej pambuku;

Lahuni me ujë të vakët;

Mbani kapele;

Shmangni pije dehidratuese me alkol dhe kafeinë;

Kaloni një pjesë të ditës në një ambient me ajër të kondicionuar.

Të qënit të informuar për simptomat e drobitjes nga vapa dhe goditjes nga dielli është një hap i rëndësishëm drejt sigurisë dhe shëndetit./AgroWeb.org