Ngjyruesit Ushqimorë Tek Tortat – Të Vërtetat Që Nuk Dini dhe Ndikimi në Shëndet

868 0

Ju ka nodhur ndonjëherë që të konsumoni një pjesë të shijshme torte, plot ngjyra në pamje, e më pas ngjyra e saj të ketë mbetur në gjuhën tuaj?

Në të gjitha pastiçeritë e vendit, gama e tortave që ofrohen në rafte është e shumësholljshme, me ngjyra të ndezura, frutash e shijesh të ndryshme.

Akoma edhe më të veçanta e tunduese janë tortat që porositen sidomos për ditëlindjen e fëmijëve, të dizenjuara me personazhe të ndryshëm përrallash e kukullash, me pamje që çdo prind vështirë se mund ta lërë pa blerë a porositur për të surprizuar të vegjëlit e tyre.

Por çfarë përmbajnë ngjyruesit e tortave aq të dashura si për fëmijët  ashtu edhe për të rriturit?

Më poshtë do të mësoni nga AgroWeb.org të vërtetat mbi ngjyruesit ushqimorë që përdoren për përgatitjen e ëmbëlsirave si dhe ndikimin e tyre në organnizëm.

Ngjyruesit ushqimorë kimikë

Çdo gjë natyrale është shumë herë më e mirë se një ushqim i modifikuar, me ngjyra e aroma joshëse.

Ngjyruesit ushqimorë kimikë raportohen se shkaktojnë shumë sëmundje, përfshirë edhe ato më të rëndat.

Një ngjyrues kimik i quajtur Blue 1 që ndodhet te tortat, akulloret, ëmbëlsirat, por dhe në pije te ndryshme si ato me alkool, por edhe ato pa alkool e që konsumohen shpesh nga fëmijët konsiderohej me rrezik të ulët.

Por një studim konkludoi se Blue 2 po në të njëjtën kategori si lëndë ngjyruese, lidhet me shuendetin e trurit, kjo sipas eksperimenteve që u bënë në laboratorë mjekësorë.

Red 40 është një tjetër ngjyrues që gjendet te ushqimet me ngjyrues dhe ato të procesuara si patatina dhe ushqime të tjera krokante me bazë drithrash të përpunuara, kryesisht të konsumuara nga fëmijët.

Ky kimikat sjell simptoma si hiperaktivitet tek fëmijet, agresivitet, nervozizëm dhe mungesë përqendrimi, kjo e lidhur dhe me lëndët konservuese që ndodhen te këto ushqime.

Yellow 6, një ngjyrues tjetër që ndodhet te ëmbëlsirat, salçiçet, pijet me gaz, ndikon në rritjen e rasteve të tumorit në veshka dhe mbiveshkoret.

Yellow 5 është lidhur me alergji, azëm, migrene, ankth dhe probleme në sjellje.

Sipas një studimi në universitetin e Kalifornisë, të cilit i referohet AgroWeb.org u vërtetua se pjesa më e madhe e ngjyruesve sjellin dobësim të sistemit tonë imunitar që na mbron nga sëmundjet, infeksionet dhe inflamacionet.

Ngjyruesit që nuk duhet të konsumohen nga të rriturit dhe fëmijët e që kur t’i shihni në etiketë duhet t’i evitoni. 

Këto ngjyrues janë Ε102, Ε104, Ε107, Ε110, Ε112, Ε122, Ε123, Ε124, Ε127, Ε128, Ε131, Ε132, Ε150, Ε151, Ε154, Ε155, Ε160.

Bëhuni të vëmendshëm dhe lexoni etiketën e çdo ushqimi të paketuar para se ta blini dhe nëse shkruajnë Red 3, Red 40, Yelloë 5, Yelloë 6, Blue 1, Blue 2, Green 3 dhe Orange B, më mirë evitojini.

Duhet të evitojmë ushqimet që kanë ngjyrë shumë të fortë e që shkëlqejnë, pasi ngjyruesit natyral nuk janë ashtu.

Ushqimet sa më natyrale të jenë aq më mirë priten nga organizmi. Në supermarket zgjedhjet mos i lini në dorë të fëmijëve, të cilët joshen pikërisht nga ngjyruesit e bukur ushqimorë./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.