Kalçium – Produktet Natyrale Me Mineralin Jetik

198 0

Kalçiumi është një nga mineralet më të nevojshëm për trupin e njeriut. Përveç vlerave të pamohueshme për forcimin e kockave dhe dhëmbëve, kalçiumi mban enët e gjakut të shëndetshme dhe rregullon tensionin e gjakut. Dozat aq të nevojshme të kalçiumit, i janë atribuar kryesisht produkteve të bulmetit, jo vetëm në Shqipëri.

Megjithatë, konsumatorët që duan të shmangin bulmetin, mund t’i drejtohen burimeve natyrale të shëndetshme të produkteve jo bulmetore dhe jo shtazore që kanë doza të larta kalçiumi.

Një i rritur ka nevojë për 1000 miligramë kalçium në ditë për të patur system kockor të shëndetshëm. Lexoni më poshtë listën e përgatitur nga AgroWeb për ushqimet që duhet të konsumoni për të përfituar dozën e nevojshme ditore të kalçiumit.

Lakrat dhe të Gjelbërat. Dy kupa me gjethet e lakrave të egra përmbajnë 188 miligramë kalçium. Këto gjethe mund t’i konsumosh të gatuara ose jo. Sido që t’i konsumosh trupi merr të njëjtin nivel vlerash ushqimore.

Produkte të tjera janë finoku, brokoli dhe argjinarja. Një lugë me fara finoku përmban 59 miligramë kalçium. Një brokoli i pagatuar përmban 71 miligramë kalçium. Një artiçokë e mesme përmban 25 miligramë kalçium.

Portokallet. Ky frut i magjishëm është plot me vitaminë C dhe kalçium. Një kokërr portokall përmban 65 miligramë kalçium.

Fasulet e bardha. Bishtajoret në përgjithësi janë një burim fantastik kalçiumi dhe hekuri. Një kupë fasule përmban 191 miligramë kalçium. Fasulet e zeza janë të mbushura gjithashtu me kalçium, kalium etj. Një gjysëm kupe me këto fasule përmban 185 miligramë kalçium.

Bajamet. Mos hezito të konsumosh bajame në çdo orë të ditës. Rreth 20 bajame përmbajnë 72 miligramë kalçium. Bajamet janë gjithashtu të pasura me kalium, vitaminë E dhe hekur.

Patatet e ëmbla. Një kupë me patate të ëmbla përmban 65 miligramë kalçium. Patatet e ëmbla janë burim i pasur me kalium si edhe vitaminëA dhe

Fiqtë e freskë dhe të thatë. Nëse ha tre fiq ke përfituar 50 miligramë kalçium. Mënyrat e të shijuarit të fikut janë të panumërta: të kombinohen me drithëra, në sallata, ëmbëlsira apo thjesht si frut. Fiqtë e thatë mund të ruhen deri në dy vjet.

Farat e susamit. Një lugë me fara susami përmban 100 miligramë kalçium. Këto fara i japin gatimeve shumë shije dhe vlera ushqimore.
Por kampionët e kalçiumit vijnë nga deti.

Salmoni. Nëse konsumoni 100 gramë salmon keni përfituar 180 miligramë kalçium. Nëse salmoni është së bashku me kockat e zbutura që janë të ngrënshme niveli i kalçiumit është akoma më i lartë.

Sardelet. 100 gramë sardele është e barazvlefshme me 888 miligramë kalçium. Sardelet, ashtu si edhe salmoni janë të pasur me yndyrna të shëndetshme dhe Omega 3. /AgroWeb.org