Kek me Komposto Qershie me Shijen më Fantastike

476 0

Njerëzit e apasionuar pas ëmbëlsirave do ta dashurojnë recetën e kekut me çokollatë dhe qershi të rekomanduar nga AgroWeb.org.

Kjo recetë është ideale për tu servirur në festa e gosti familjare, ndonëse ta pranojmë të vërtetën, gatimi i një ëmbëlsire nuk ka nevojë për shkak.

Keku me çokollatë dhe qershi mund të tingëllojë si një sajesë e ëmbël, sidomos duke qenë se ka përbërës të thjeshtë dhe gatuhet shumë lehtë.

7 Arsyet Përse Do T’Ju Pëlqejë Keku Me Çokollatë Dhe Qershi

Ky kek, është një nga më të shijshmit dhe të ëmblit që mund të gatuani për ditëlindjen e dikujt që keni për zemër.

Këtë kek mund ta gatuajë kushdo.

Përbërësit e këtij keku gjenden lehtë në kuzhinë.

Kjo është ëmbëlsira më e dashur edhe për tekanjozët.

Asnjë copë prej tij nuk mbetet në pjatë

Kombinohet shumë mirë me të gjitha llojet e akulloreve, sidomos atë të vaniljes.

Është i mirë për çdo rast, Vit të Ri, Krishlindje, Shën Valentin, Ditë Vere e të tjerë.

Përbërësit:

Gjysëm filxhani me gjalpë

Një filxhan  e gjysëm me sheqer të bardhë

Një filxhan e çerek me miell për ëmbëlsira

Një lugë (çaji) e çerek  me sodë buke

Dy vezë

Një lugë çaji me kripë

Një lugë çaji me ekstrakt bajamesh

1 kavanoz me komposto qershie

Përgatitja

Ngroheni furrën në 175 gradë.

Lyejeni tepsinë me yndyrë dhe miell.

Përzieni gjalpin dhe sheqerin deri sa të bëhen të shkrifëta. Shtoni vezët dhe ekstraktin e bajames dhe vazhdoni me përzierjen e njëtrajtshme.

Shtoni miellin, kripën dhe sodën e bukës deri sa të formohet masa e duhur e kekut.

Shtoni qershitë dhe hidheni të gjithë masën në tepsi.

Piqeni për 30-35 minuta dhe më pas nxirreni nga furra.

Mund ta zbukuroni sipër me qershi dhe ta servirni me akullore me shije vanilje ose çokollate./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.