Kërcënimi i Epidemisë së Fruthit, 20 Milionë Fëmijë të Pa Vaksinuar në Botë, Po Shqipëria?

423 0

Epidemia e fruthit po shpërndahet me shpejtësi duke prekur fëmijët e pa vaksinuar në të gjithë globin.

Raportohen më shumë se 20 milion të prekur gjatë tetë viteve të fundit sipas të dhënave nga UNICEF.

Ndërsa mosha mesatare e vaksinimit të fëmijëve për mbrojtjen nga viruset  përgjithësisht  është 0-14 vjeç.

Në Shqipëri mbulimi i vaksinës së fruthit është në masën 88% në vend të 95% që duhet të jetë në rang vendi siç shprehen ekspertët.

Tirana është vendi që ka mbulimin më të madh të fëmijëve të vaksinuar në vendin tonë.

Ndërsa vendet që e kryejnë më pak këtë shërbim janë Fieri, Lushnja apo Delvina.

Ajo çfarë është shqetësuese sipas mjekëve është tendenca e prindërve për të hequr dorë nga vaksinimi i fëmijëve të tyre.

Java e fundit e prillit shënoi Javën Botërore të Imunizimit, por problemi mbetet ende shqetësues.

Shqipëria nuk futet ende tek vendet me rrezikshmëri të lartë ndaj kësaj vaksine, por thirrja për këtë shërbim mbetet ende e fortë.

Reagimi i OBSH për Shqipërinë 

Zyrtarë nga Organizata Botërore e Shëndetësisë në një deklaratë të përbashkët për UNICEF Albania u shprehen mbi këtë problem.

“Ne nuk mund te injorojme femijet dhe te rriturit te cilet ende nuk jane te mbrojtur. Semundjet ngjitese nuk njohin kufij keshtu qe dhe perpjekjet kombetare nuk mund te ndalen”

Vendet fqinje si Italia me rreth 435,00 të prekur po aplikojnë një ligj të ri i cili i detyron prindërit të vaksinojnë fëmijët të tyre.

Për çdo fëmijë të pa vaksinuar gjoba do të jetë deri në 500€.

Në raste të tjera  nuk do të lejohen të shkojnë as në shkollë.

Këto masa vijnë si pasojë e rënies së vaksinimit të fëmijëve nga 94% në 91% në rang botëror.

Kjo nismë u mbështet nga OBSH si një mënyrë për të rritur ndërgjegjësimin nga ky problem.

Përse nuk vaksinohen fëmijët sot

Në raportin e ri të publikuar nga Eurobarometer në prill të vitit 2019, të cilit i referohet AgroWeb.org, u pa se europianët janë skeptikë ndaj vaksinimit të fëmijëve të tyre.

Kjo vjen për shkak të një besimi të krijuar se vaksinat mund të shkaktojnë sëmundje të tjera.

Sëmundje të cilat kryesisht shkaktojnë probleme neurologjike.

Studimi të cilit i referohet AgroWeb.org tregoi se rreth 48% e të anketuarve janë dakort me idenë se shpesh vaksinat prodhojnë efekte anësore.

Ndërsa 41% e të anketuarve treguan se ndihen të sigurt në përdorimin e këtyre vaksinave dhe nuk e ndajnë këtë ide.

Në lidhje me këtë studim pati një reagim edhe Komisioni Europian ku u shpreh rëndësia që vaksinimi ka në shëndet.

Zëvendës Presidenti Jyrki Katainen u shpreh se vaksinimi është një ndër shërbimet publike më të rëndësishme.

Ai tha se ky është thjesht një keqinformim i madh ndaj çështjeve e shërbimeve të sëmundjeve imunitare./AgroWeb.org