Kredia për Efiçencën e Energjisë, si të përfitoni

568 0

Ç’parashikon Plani Kombëtar i Veprimit per Efiçensën e Energjisë 2011-2018 për bujqësinë dhe si të përfitoni kredi për investime me energji efiçente

 

Shqipëria do të vazhdojë të mbetet për shumë vjet një vend ku dominon bujqësia, gjë që theksohet edhe në Planin Kombetar të Veprimit per Efiçensen e Energjise 2011-2018. Pesha specifike e bujqësisë në GDP është rreth 43% e totalit të saj. Konsumi i energjisë shkon në prodhimin e të mbjellave dhe për bagëtitë, të cilat mbeten dhe alternativat kryesore për zhvillimin ekonomik dhe social. Bujqësia konsumon më pak se 10% të totalit të energjisë finale. Zhvillimi i sektorit të bujqësisë kushtëzohet nga shumë faktorë: 

  • Ferma të vogla dhe të ndara;
  • Probleme me tokat e punueshme;
  • Çmime shumë të larta të prodhimeve, një prodhim i paorganizuar dhe sistem joefektiv i
  • shpërndarjes së prodhimit bujqësor;
  • Mungesa ose pamjaftueshmëria e kreditimit bujqësor;
  • Mungesa ose pamjaftueshmëria e mekanizmave bujqësore.

Me objektivin per reduktimin e konsumit te burimeve energjetike ne vleren e jane parashikuar keto masa sasiore dhe cilesore: 

  • Aplikimi i skemave të biomasës dhe prodhimi i biogazit nga bimët dhe mbetjet bujqësore dhe blegtorale është një mënyrë efektive për të përmbushur kërkesat në rritje të sektorit të bujqësisë.
  • Potenciali i lartë i energjisë diellore në vendin tonë e bën atë një burim të preferuar energjie, veçanërisht nëse për tharjen e produkteve të ndryshme bujqësore përdoren mjete me energji diellore që prodhojnë ajër të nxehtë.
  • Përdorimi i skemave efikase për vaditje, që do të thotë se vaditja sipërfaqësore me shumë ujë do të zëvendësohet me vaditje në formë shiu ose vaditje me pika, duke reduktuar kështu me 50% konsumin e energjisë për vaditje. 

 

Çfarë është Kredia për Efiçensën e Energjisë ?

Të gjithë klientët me të ardhura nga pagat apo biznesi mund të përfitojnë kredinë për “Efiçensën e Energjisë”, për sa kohë plotësojnë kushtet e përgjithshme për t’u financuar nga Bankat.

Kredia për “ldquo;Efiçencën e Energjisë” është financimi i investimeve në banesa/ambiente biznesi që kanë për qëllim përdorimin efiçent të energjisë dhe kursimin e saj. Shoqata Shqiptare e Bankave përmes një udhëzuezi të detajuar shpjegon hapat që duhet të ndërmerrni për të përfituar këtë kredi. Kredia “Efiçensa e Energjisë” do të mbështesë familjet/bizneset në uljen e qëndrueshme të kostove të energjisë. Të gjithë klientët me të ardhura nga pagat apo biznesi mund të përfitojnë kredinë për “Efiçensën e Energjisë”, për sa kohë plotësojnë kushtet e përgjithshme për t’u financuar nga Bankat.

Avantazhet e investimeve në Efiçensën e Energjisë: 

  • Ulje e konsumit të energjisë
  • Kursim i energjisë do të thotë kursim në para
  • Përmirësim i standarteve të jetesës
  • Mbron dhe përmirëson ambientin ku ne jetojmë

Në vitet e fundit në Shqipëri shumë institucione ndërkombëtare si IFC kanë financuar ndjeshëm për futjen e teknologjive efiçente dhe për ndërgjegjesimin e publikut për rritjen e eficencës së energjisë. Një punë shumë të madhe në këtë drejtim është edhe stabilizimimi i programeve të kreditimit eficentë të energjisë në disa banka në vend; Credins, Societe General Albania, Fondacionit Besa, ProCredit, BKT, NOA.