Ndryshimet e klimës-pasojat në bujqësinë shqiptare

1.4k 0

Temperaturat në Shqipëri pritet të rriten me 1.5 Gradë Celsius deri në vitin 2050 – shumë mbi rritjen prej më pak se 0.5 Gradë C të vëzhguar në vend gjatë 50 viteve të fundit. Gjithashtu, ndryshimet në reshjet vjetore ka mundësi të rrisin shpeshtësinë dhe madhësinë e përmbytjeve në vend. Në botimin e Bankës Botërore "Të ulim cenueshmërinë e sistemeve bujqësore shqiptare ndaj ndryshimeve klimatike" theksohet se ndryshimet e parashikuara në temperaturë dhe reshje në Shqipëri pritet të rrisin cënueshmerinë e sektorit të bujqësisë ndaj këtyre ndryshimeve në mungesë të një reforme të qartë dhe të plotë.

Temperaturat në Shqipëri pritet të rriten me 1.5 Gradë Celsius deri në vitin 2050. Ndryshimet  në temperaturë dhe në reshje pritet të cënojnë bujqësinë

Siguria ushqimore mbetet një sfidë kryesore e zhvillimit në gjithë globin, ku disa parashikime vlerësojnë që nevoja për rritjen e prodhimit bujqësor do të jetë 70-100% deri në 2050. Por nga ana tjetër, disponueshmëria e ujit për ujitje do të kufizohet shumë nga ndryshimi i klimës. Kjo do të përkeqësojë shumë ndikimet e ndryshimit të klimës mbi të korrat – veçanërisht kulturat me ujitje – me një reduktim të mundshëm të rendimentit prej 20-50 përqind deri në vitin 2050.

Ndryshimet Klimatike sa do të cënojnë bujqësinë shqiptare

Një botim i Bankës Botërore mbi ndikimet e ndryshimeve klimatike mbi bujqësinë në rajonin e Evropës dhe Azisë Qendrore tregon që ndryshimet e parashikuara në temperaturë dhe reshje në Shqipëri pritet të kenë efekt në sektorin e bujqësisë. 

Ky botim ofron vlerësime të ndikimit të ndryshimeve klimatike mbi bujqësinë në katër zonat agro-ekologjike (ZAE) në gjithë vendin. Skenarët e modelimit të klimës me ndikim mesatar në këtë raport tregojnë që ndryshimet e parashikuara në rendimentet e të korrave në gjithë vendin do të ndryshojnë sipas ZAE-ve dhe kulturave.

Prodhimi i rrushit në të gjitha zonat pritet të pësojnë një ndikim të ashpër – duke rënë deri në 21 për qind në disa zona. Megjithatë, prodhimi dimëror i grurit parashikohet të përmirësohet në gjithë vendin – meqenëse ndryshimi i klimës ka të ngjarë të rezultojë në një stinë të zgjatur të kultivimit, temperatura më tëeuml; zbutura në vjeshtë dhe dimër, dhe reshje më të mëdha e disponueshmëri më të madhe të ujit gjatë stinës së kultivimit.

Me qëllim që në një anë të kompensojë ndikimet negative të këtyre skenarëve të parashikuar dhe nga ana tjetër të mbështetet në mundësitë e krijuara nga ndryshimet klimatike, ky raport ofron një varg të alternativave të adaptimit, të përshtatura për të ofruar udhëzime specifike mbi mënyrën se si Shqipëria mund të reduktojë cënueshmërinë e sektorit të saj bujqësor ndaj ndryshimit të klimës.

Ky raport është pjesë e qasjes më të gjerë të bujqësisë të përshtatur ndaj klimës që po zbatohet nga Banka Botërore. Kjo qasje thekson nevojën për praktika bujqësore të cilat në të njëjtën kohë mund të rrisin produktivitetin në klimën e sotme, të ndërtojnë elasticitetin ndaj ndryshimit të klimës dhë të ulin shkarkimet e gazrave serë, duke ofruar zgjidhje të qëndrueshme ndaj sfidave që paraqet një klimë globale në ndryshim.

Rekomandimet kryesore nga raporti përfshijnë:

  • Shtimin e kapaciteteve të reja kulluese
  • Rehabilitimin e infrastrukturës ekzistuese të kullimit
  • Shtimin e kapaciteteve të reja ujitëse
  • Përmirësimin e efiçencës së përdorimit të ujit në fusha
  • Ndryshimin e varieteteve të kulturave; dhe
  • Optimizimin e përdorimit të plehëruesve

Bazuar në rekomandimet e tij, Qeveria e Shqipërisë po zbaton një projekt të ri ujitjeje dhe kullimi. 

Çfarë është “Bujqësia inteligjente”

Garantimi i sigurisë ushqimore në një klimë që po ndryshon është një sfidë e rëndësishme dhe e ngutshme e zhvillimit në botën e sotme. Parashikimet vlerësojnë që prodhimi i ushqimit në gjithë globin duhet shumëfishohet me qëllim që të plotësohen kërkesat e një bote me nëntë miliardë njerëz. Si pjesë e përpjekjeve për të trajtuar sfidat e sigurisë ushqimore dhe ndryshimit të klimës, po zhvillohet një qasje e re ndaj bujqësisë. Kjo qasje e re, e njohur si “bujqësi inteligjente ndaj klimës&rdqurdquo;, thekson nevojën për praktika bujqësore, të cilat njëkohësisht mund të rrisin produktivitetin në klimën e sotme, ndërtojnë elasticitetin ndaj ndryshimeve klimatike dhe reduktojnë shkarkimet e gazrave serë – duke kontribuar në një “fitore të trefishtë” në sektorin bujqësor dhe duke ofruar zgjidhje të qëndrueshme të sfidave që paraqet një klimë globale në ndryshim.

Bujqësia inteligjente ndaj klimës është një përpjekje për praktika bujqësore, të cilat njëkohësisht mund të rrisin produktivitetin në klimën e sotme

Ndryshimi i klimës është tashmë duke ndodhur në rajonin e Evropës dhe Azisë Qendrore dhe po përshpejtohet, duke përforcuar nevojën për zgjidhje të menjëhershme, afatmesme dhe afatgjata, të cilat mund të ndihmojnë gjithkënd që është i përfshirë në bujqësi që të reduktojnë ndikimet negative. Ndryshimet në modelin e reshjeve, temperaturat në ngritje dhe rritjet e shpeshtësisë dhe ashpërsisë së fatkeqësive natyrore po i detyrojnë njerëzit të trajtojnë këto ndikime me mënyra të reja dhe novatore dhe të fillojnë të përshtaten ndaj një klime në ndryshim. Megjithëse ndryshimet në klimatike dhe efektet e tyre mbi bujqësinë do të kenë një ndikim mbi popullatën globale në përgjithësi, është popullata rurale ajo që është më e prekshme.

Nëpërmjet mbështetjes së bujqësisë inteligjente ndaj klimës dhe masave të zbatimit që përmirësojnë prodhimin bujqësor, ulin shkarkimet dhe rrisin elasticitetin ndaj ndryshimit të klimës, sektori i bujqësisë në rajon po bën përpjekje për të siguruar qëndrueshmërinë e bujqësisë në dhjetëvjeçarët që do vijnë.