Kreditë e Këqia, sistemi bankar në Shqipëri fshin 40 miliardë lekë

358 0

Vitin e kaluar sistemi bankar shqiptar fshiu 12.6 miliardë lekë kredi të humbura.

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, nxjerrja jashtë bilancit e kredive të klasifikuara si të humbura prej më shumë se tre vitesh vijoi në përmasa të konsiderueshme edhe vitin e kaluar, duke qenë një faktor i rëndësishëm në uljen e raportit të kredive me probleme, sidomos në muajt e fundit të vitit.

Duke shtuar edhe kreditë e fshira gjatë vitit 2015, për dy vitet e fundit kjo shifër prek vlerën e afro 40 miliardë lekëve ose rreth 295 milionë eurove.

Megjithë fshirjet në vlera të mëdha, sërish raporti i kredive me probleme në sistemin bankar shqiptar ngelet mjaft i lartë, në rreth 18%. Nëse nuk do të ishte bërë pastrimi i bilanceve nga kreditë e humbura, raporti i kredive me probleme sot do të ishte pranë nivelit 27%. Burimi ATSH