Kreu i OBSH për Shqipërinë: Hapja e Shkollave me Risk

169 0

Drejtoresha e OBSH-së për Shqipërinë, Bettina Menne, thotë se rikthimi i fëmijëve në shkolla është një e drejtë themelore e tyre, por nga ana tjetër, përbën një risk më vete, që do të shoqërohet me rritje të infektimeve.

Përshkallëzimi i pandemisë do të varet nga mënyra se si do të menaxhojë situatën gjithë zinxhiri, që nis nga prindërit, fëmijët e personeli i shkollës.

“Është një e drejtë themelore që fëmijët të kthehen në shkolla. Ministria e Shëndetësisë ka marrë pjesë aktive në takimet që është folur për këtë temë me ministritë e tjera, për të konsideruar qasjet më të sigurta. Hapja e shkollave bazuar në eksperienca të tjera krijon risqe të reja dhe raste të reja të mundshme, do të varet nga mënyra e menaxhimit brenda shkollave dhe nga prindërit në shtëpi. Ku nëse fëmijët do të jenë sëmurë nuk duhet t’i dërgojnë në shkollë. Mbajtja e maskës dhe ruajtja e higjienës brenda shkollës, kthehet në domosdoshmëri”, thotë Menne teksa kujton rastet e Francës dhe Gjermanisë, që njohën rritje rastesh me rikthimin e fëmijëve në banka.

E vetmja gjë pozitive në këtë mes, sipas saj, është fakti se fëmijët nuk e zhvillojnë këtë sëmundje në formë agresive dhe të rënduar, por vetëm në raste të rralla, në rastet e sëmundjeve bashkëshoqëruese.

Për grupmoshat e tjera, shefja e OBSHsë në vendin tonë rekomandon vaksinën antigrip me qëllim që të mos përballen me dy viruse njëherësh. Sa i takon vaksinës anti-COVID, Menne beson se do të jetë gati në gjysmën e dytë të vitit 2021./Panorama