Kumbulla e Zezë apo e Kuqe – Ndryshimet Sipas Ngjyrave

1.5k 0

Kumbullat janë fruta të ëmbla, me plot lëng e me vlera të larta ushqimore. Kumbullat i përkasin të njëjtës familje botanike (Prunus) me bajamet dhe pjeshkët. Në tregun shqiptar, mund të gjeni me qindra varietete të kumbullës.

Pikë së pari, le të flasim për kumbullat e zeza, që janë edhe fruta të ëmbla. Ato konsumohen të freskëta gjatë stinës së verës dhe përdoren për përgatitjen e reçelit dhe ëmbëlsirave të ndryshme. Kumbulla e zezë mund të thahet dhe të konsumohet edhe gjatë dimrit. Kumbulla e zezë përdoret edhe për mbushje të mishit dhe gjithashtu përdoret në gatimet e ëmbla.

Tani le t’i hedhim një sy karakteristikave të kumbullës së kuqe, që në ndryshim nga ajo e zezë ka një shije pak më thartoshe. Njerëzit e konsumojnë kumbullën e kuqe gjatë stinës së verës dhe i thajnë për t’i ngrënë gjatë pjesës tjetër të vitit. Kumbulla e kuqe shkon shumë edhe me gatimet e thjerrëzave ose pjatat me peshk. Ajo përdoret edhe për përgatitjen e ëmbëlsirave.

Të dyja kumbullat janë shumë të mira për shëndetin. Kumbullat në përgjithësi janë të pasura me antioksidantë, që ndihmojnë në rivitalizimin e qelizave. Kumbullat njihen për aftësinë që kanë për të përmirësuar qarkullimin e gjakut, sepse ndihmojnë në përthithjen e hekurit. Pranohet gjërësisht se kumbulla parandalon infeksionet e syrit dhe përmirëson shikimin. Kumbulla e kuqe dhe ajo e zezë luftojnë radikalet e lira, por edhe ulin rreziqet e problemeve të zemrës. Të dyja llojet e kumbullave janë të pasura me vitaminë C.

Për ta përmbledhur:

Kumbulla e zezë ëshë frut i ëmbël.
Kumbulla e kuqe ka shije më thartoshe.
Njerëzit i konsumojnë kumbullat e kuqe dhe të zeza gjatë stinës së ngrohtë dhe i thajnë për t’i përdorur në dimër.
Kumbulla e zezë përdoret për mbushje të mishit dhe për gatimet e ëmbla.
Kumbulla e kuqe shkon shumë me supën e thjerrëzave ose gatimet me peshk. Ajo përdoret edhe për përgatitjen e ëmbëlsirave.

Të dyja kumbullat janë të mira për shëndetin dhe kanë shumë ushqyes t&eeuml; dobishëm.
Kumbullat në përgjithësi përmirësojnë qarkullimin e gjakut, parandalojnë infeksionet e syrit, forcojnë shikimin, luftojnë radikalet e lira dhe ulin rreziqet e shfaqjes së problemeve me zemrën./AgroWeb.org