Ndryshimi mes patëllxhanit të bardhë dhe vjollcë

528 0

Patëllxhani i përket një familje botanike bimësh (Solanaceae) që përmban më shumë se 2000 specie bimësh (disa të pangrënshme dhe helmuese) me karakteristika të përbashkëta siç janë forma e lules së bimës apo vendosja e caktuar e farave brenda frutit apo perimes.

Patëllxhanin e gjejmë në ngjyra të ndryshme, por më të përhapurit janë patëllxhani i bardhë dhe ai me ngjyrë të purpurt, i cili konsumohet gjerësisht në Shqipëri. Sigurisht, kur dëgjon për patëllxhanin, menjëherë të vjen ndërmend ai i purpurt. Patëllxhani me këtë ngjyrë është më popullor se ai i bardhë, por ky i fundit mund të gjendet së fundmi edhe në disa pika specifike tregëtimi në Shqipëri. 

Patëllxhanët e bardhë dhe të purpurt ndryshojnë, jo vetëm për nga ngjyra. Patëllxhani i bardhë ka një lëkurë më të fortë dhe duhet të qërohet përpara gatimit, por ai ngjyrë vjollcë mund të gatuhet me gjithë lëkurë.

Për më tepër, patëllxhanët e bardhë kanë një shije më të mirë kur piqen, gatuhen me avull ose skuqen. Tuli i tyre është i bardhë, ndërsa tuli i patëllxhanëve ngjyrë vjollcë ka një nuancë të lehtë të së gjelbrës.

Patëllxhani i bardhë është më i ëmbël dhe kremoz. Ndryshimi mes të dyve gjendet edhe tek farat, ndërkohë që patëllxhani i bardhë ka një nivel më të ulët aciditeti.

Ndonëse patëllxhani ngjyrë vjollcë ka përdorim më të gjërë, patëllxhani i bardhë po fiton ndjeshëm terren. Pavarësisht popullaritetit në rritje, patëllxhani ngjyrë vjollcë mbetet varieteti më i kultivuar në botë.

Konkluzione:

1. Patëllxhani i bardhë ka lëkurë më të fortë në krahasim me patëllxhanin ngjyrë vjollcë.
2. Patëllxhani i bardhë duhet qëruar ndërsa patëllxhani ngjyrë vjollcë mund të gatuhet me gjithë lëkurë.
3. Patëllxhani i bardhë ka edhe tulin të tillë, ndërsa tuli i patëllxhanit ngjyrë vjollcë ka nuancë të gjelbër.
4. Patëllxhanët e bardhë shijojnë më shumë kur piqen, gatuhen me avull ose skuqen.
5. Patëllxhani i bardhë ka më shumë fara se ai ngjyrë vjollcë. Patëllxhani i bardhë ka nivel më të ulët aciditeti.
6. Patëllxhani i bardhë është më i vogël, më i ëmbël dhe më kremoz.
7. Patëllxhani ngjyrë vjollcë mbetet varieteti më i kultivuar./AgroWeb.org