Kur Rikthehen Reshjet Në Shqipëri – Parashikimi i Motit

460 0

Ditët me diell duke nisur nga sot në mesditë do të fillojnë të reduktohen.

Me fundin e të ftohtit, lajmi i mirë është se temperaturat në vend do të nisin të rriten.

Por nga ana tjetër, me rritjen e temperaturave do të fillojnë reshjet e shiut.

Edhe pse koha do të jetë e vranët, temperaturat do të shkojnë deri në 19 gradë Celsius.

Sipas të dhënave që AgroWeb.org ka siguruar nga Meteoalb, gadishulli i Ballkanit do të ndikohet nga hyrja graduale e masave ajrore të paqëndrueshme.

Këto lëvizje të çekuilibruara të ajrit do të sjellin reshje shiu dhe bore në territorin e Shqipërisë përgjatë 24 orëve të ardhshme.

Parashikimi për Ditën e Sotme

Moti do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura të cilat do të pasohen nga reshje shiu të pakta mesditë në zonën Veriperëndimore.

Era do të jetë me drejtim Jugperëndim (SW) me shpejtësi 7 m/sek në bregdet.

Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5-1,0 metër në det të hapur.

Temperaturat do të jenë me rritje në mëngjes.

Temperaturat minimale dhe maksimale të regjistruara do të jenë si mëposhtë:

Zonat  malore  0/13°C

Zonat e ulëta  2/19°C

Zonat bregdetare 7/18°C

Parashikimi për Ditën e Nesërme

Të enjten moti do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura të cilat do të pasohen nga reshje shiu dhe reshje bore në zonat malore.

Era do të jetë me drejtim Verilindje (NE) me shpejtësi 15 m/sek në bregdet.

Valëzimi do të jetë i forcës 5 me lartësi vale 1,5-2,0 metër në det të hapur.

Temperaturat do të jenë me rënie.

Temperaturat minimale dhe maksimale të regjistruara do të jenë si mëposhtë:

Zonat  malore  3/5°C

Zonat e ulëta  8/13°C

Zonat bregdetare 9/14°C/AgroWeb.org