Kur Rrikthehet Vala e Të Nxehtit – Cilat Do Jenë Temperaturat Maksimale

513 0

Java e dytë e muajit korrik dhe nisja e javës së tretë po karakterizohet nga temperatura të ulëta dhe moti i freskët.

Temperaturat pësuan një rënie të beftë prej 10 – 12 gradë celcius.

Pritet që edhe ditët në vijim të jenë të freskëta duke u karakterizuar nga një rritje e lehtë temperaturash pre 1 apo 2 gradësh ku mëngjesi dhe mbrëmja do të jenë të freskëta dhe orët e drekës apo mesditës pak më të ngrohta.

Temperatura të ulëta dhe rrebeshe shiu

Sipas Institutit Meteorologjik, Meteoalb, deri në mesjavë moti do të jetë i freskët dhe i karakterizuar nga rrebeshet e shiut, i cili do të përfshijë kryesisht zonat e jugut të vendit

“Deri në mesjave, moti mbetet i paqëndrueshëm ku vranësirat dhe shirat do të jenë të pranishme, më të theksuara në zonat Jugore – Juglindore, herë pas here në formë rrebeshi.

Që nga dita e enjte dhe në vijim pritet përmirësim i kushteve atmosferike duke sjellë motin e kthjellet dhe të nxehte” thuhet në njoftimin e Meteoalb.

Rritja e Temperaturave

Pas të enjtes së kësaj jave, temperaturat do të pësojnë rritje duke sjellë në ditët në vijim një tjetër valë të nxehti, e cila do të vijojë deri në fund të muajit korrik por edhe gjatë muajit gusht.

Temperaturat maksimale pritet të jenë nga 35 deri 37 gradë celcius. Megjithatë masat ajrore afrikane mund të nxisin një rritje edhe më të lartë temperaturash.

“Temperaturat e ajrit deri të enjten do të luhaten nga 11⁰C – 31⁰C por dita e premte dhe fundjava sjell rritje graduale të tyre duke bërë që termometri të ngjitet deri në 35⁰C” thuhet në njoftimin e Meteoalb, të cilit i referohet AgroWeb.org.

Parashikohet që edhe muaji Gusht të jetë përgjithësisht me mot të kthjellët dhe i karakterizuar nga temperatura të larta por jo ekstreme siç ishin ato të fund qershorit që shënuan një nga rekordet më të mëdha ku temperaturat shkuan deri mbi 41 gradë celcius./AgroWeb.org