523 Lëkundje nga Tërmeti Shkatërrimtar – Vala e Pas Goditjeve Do Të Vijojë

298 0

523 lëkundje të tokës që nga goditja e madhe e mëngjesit të djeshëm janë shënuar sipas Departamentit të sizmologjisë dhe Igjeum citon Top Channel.

4 nga lëkundjet me magnitudë mbi 4.5 përfshirë edhe ngjarjen kryesore 6.3.

Ndërkohë 7 lëkundje janë me magnitudë 4-4.5. Rreth 17 lëkundje janë 3.5-3.9, dhe pjesa tjetër janë poshtë kësaj magnitudë.

Sizmiologët konfirmojnë se vala e pasgoditjeve do të vijojë edhe për disa ditë.

Tërmeti më i fuqishëm nga vitit 1979

Sizmologu i njohur Llambro Duni, ka folur për mediat në lidhje me ngjarjen e rëndë, ku deri tani 28 persona humbën jetën dhe mbi 600 të tjerë mbetën të plagosur.

Gjithashtu Llambro Duni tregoi se tërmeti pati një fuqi shkatërrimtare për shkak të kohëzgjatjes së tij. Duni pohoi se ky tërmet ishte më i madh se ai i vitit 1979.

“Me ndodhjen e kësaj ngjarje mendojmë se është realizuar skenari maksimal në Ballkan. Ndërkohë, ato që do vijnë më pas do jenë me intensitet të madh. Pjesa maksimale ka zgjatur 20 sekonda. Ishte më i madh në kohëzgjatje më të madhe se tërmeti i 21 shtatorit. Ky ishte tërmeti më i madh se ai i vitit 1979. Ai tërmet ka pasur 36 të vdekur”, tha Duni.

Sizmiologët italianë: Tërmeti mund të ishte edhe më shkatërrues

Sizmologu Alessandro Amato, drejtues i Qendrës ‘Alert Tsunami’ të Institutit Kombëtar të Gjeofizikës dhe Vullkanologëve: Me një fuqi të tillë mund të kishte treqind viktima. Nuk mund të thuhet se “shkoi mirë”, por sigurisht që mund të kishte qenë edhe më keq” citon e përditshmja shqiptarja.com.

Shqipëria, shpjegoi gjeologu dhe sizmologu Alessandro Amato, drejtues i Qendrës Alert Tsunami të Institutit Kombëtar të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë, tashmë ishte tronditur që në muajin Shtator.

“Zona ballkanike kishte qenë tashmë aktive prej dy muajsh, siç ishte rasti i tërmetit të gushtit në Amatrice, në Itali me magnitudë 6.0, i cili u pasua nga ai i 30 tetorit me magnitudë 6.5 (si ai i Durrësit).

Apeninet dhe Alpet Dinarike janë dy anët e së njëjtës pllakë, pllaka e Adriatikut, një grup blloqesh gjeologjike që lëvizin drejt veriut dhe rrotullohen në të kundërt.

Po pse fërkimi mes tyre nuk shkaktoi tërmet edhe në Itali?

“Pllakata përfshin 1.000 km por është e përbërë nga disa blloqe. Tërmeti i vitit 2016 në Itali përfshiu një zonë prej rreth830 km duke prekur zonën e Shqipërisë dhe Malit të Zi. Në 100 vitet e fundit ka pasur 7 tërmete me madhësi mbi 6 ballë. Më i forti, në vitin 1979 në Mal të Zi me magnituda 6.9 me 135 viktima dhe 100 mijë persona të zhvendosur. Në Itali sistemi i goditjeve ndodhi edhe në Umbria në vitin 1997, L’Aquila në vitin 2009 dhe Umbria në vitin 2016”.

Si do të shkojnë ditët e ardhshme?

Sipas Alessandro Amato, drejtues i Qendrës ‘Alert Tsunami’ të Institutit Kombëtar të Gjeofizikës dhe Vullkanologëve: E keqja më e madhe kaloi. Do të ketë lëkundje që do të vazhdojnë me muaj, ndoshta dhe me vite. Kjo është normale. Me kalimin e kohës lëkundjet zvogëlohen në numër dhe madhësi.