Lëkundjet Nga Tërmeti – Çfarë Duhet Të Bëni dhe Si Të Mbroheni

544 0

Tërmetet janë një nga forcat më shkatërrimtare të natyrës.

Ato i kanë marrë jetën mijëra njerëzve e kanë shkaktuar miliarda dollarë në dëme materiale.

Pak vite më parë në Japoni u regjistrua tërmeti më i fortë në histori me një magnitudë prej 8.9 gradë të shkallës Rihter.

Ditët e fundit disa qytete të Shqipërisë u përballën me disa goditje tërmeti që kanë shkaktuar frikë dhe panik.

Instinkti i parë i gjithësecilit prej nesh ishte që të largohej me nxitim.

A është vallë kjo gjëja më e zgjuar për tu bërë në rast të një tërmeti?

Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni më shumë për hapat që duhet të merrni për tu mbrojtur nga kjo forcë e ashpër e natyrës.

Çfarë Të Bëni Përpara Goditjes Së Tërmetit

Në rast të paralajmërimeve të autoriteteve për një tërmet të mundshëm, duhet të izoloni shtëpinë.

Ekspertët rekomandojnë izolimin e dollapëve dhe rafteve që mund të bien përtokë në rast të një tërmeti.

Hiqni nga raftet sendet e vyera, prej qelqi, llampadarët, pasqyrat, laptopët, vazot dhe objektet e rënda të varura në mur.

Largojini shtretërit nga zona e dritares dhe vendosni mbi to sendet më të rënda që keni në shtëpi dhe vendosini pranë një muri.

Çfarë Të Bëni Gjatë Një Tërmeti

Tërmetet mund të godasin krejt papritur dhe pa paralajmërim.

E rëndësishme është që që në dridhjen e parë të merrni masa mbrojtëse.

Gjeni Strehë Në Vendin Më Të Afërt

Nëse ndodheni jashtë, gjeni strehë ku të mundeni por mos u fusni brenda.

Nëse jeni në zyrë a shtëpi, gjeni strehë në një vend të sigurt ku të jeni të mbrojtur nga gjërat që bien.

Mos lëvizni prej andej deri sa tërmeti të ketë ndalur.

Strehohu, Mbulohu Dhe Mbahu Fort

Që në goditjen e parë futuni nën një mobilje siç mund të jetë tavolina dhe qëndroni aty.

Mos u fusni poshtë krevatëve apo dollapëve të lartë që mund të shemben.

Mbuloni kokën dhe sytë mbajini mbuluar për t’u mbrojtur nga objektet fluturuese ose ato që bien.

Me njërën dorë mbuloni kokën dhe me tjetrën mund të mbaheni në një cep të mobiljes nën të cilën jeni strehuar.

Nëse mobilja lëviz, lëvizni bashkë me të.

Qëndroni nën të deri sa të jeni të sigurtë që goditjet kanë mbaruar.

Nëse nuk qëndroni dot nën pragun e derës apo nën një mobile, qëndroni pranë një shtylle të brendshme të shtëpisë dhe mbroni kokën dhe qafën.

Pragu i Derës

Pragu i derës është një nga më të fortat e të gjithë pallatit apo godinës.

Megjithatë AgroWeb.org ju këshillon të mos qendroni në prag të derës nëse mbi të gjendet një kondicioner.

Në prag duhet të përpiqeni të mbani këmbët hapur për të ruajtur ekuilibrin, të mbështeteni në njërën anë dhe me krahë të mbani fort derën.

Çfarë Të Bëni Pas Një Tërmeti

Nëse jeni në shtëpi dhe i keni mbijetuar tërmetit, kontrolloni nëse keni pësuar ndonjë lëndim dhe vishni këpucë të rehatshme.

Kontrolloni shkallët nëse mund të zbrisni, dhe sigurohuni që nuk ka ndonjë rrjedhje gazi që mund të shërbejë për rënien e zjarrit.

Jini të vëmendshëm ndaj njoftimeve të autoriteteve.

Nëse nuk gjendeni në shtëpi, qëndroni aty ku jeni deri në një njoftim të autoriteteve./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.