Magjia e Frutave të Verdha

591 0

“Konsumo fruta dhe perime sepse të bëjnë mirë për shëndetin” është këshilla e dëgjuar më shpesh, por edhe më e vërteta. Ekziston një listë prej 9 frutash të verdha, të cilat janë të njohura për vlerat antioksidante, fibrat, vitaminat, mineralet dhe elemente të tjerë që të ndihmojnë të jetosh më gjatë, të ndihesh më mirë dhe të parandalosh sëmundjet.

Këto 9 fruta nuk duhet kurrë të mungojnë në tryezën tuaj. Më e mira e të mirave është se këto fruta, gjatë vitit sipas sezoneve i gjen shumë lehtë, tek marketi i lagjes, tek tregu i fshatarëve, në supermarkete, por ka konsumatorë që disa prej tyre i mbjellin vetë, në kopsht. Ekspertët e shëndetit insistojnë që njeriu duhet të konsumojë pesë deri në nëntë racione frutash dhe perimesh të freskëta të cilat futen në kategorinë e Super Ushqimeve.

Qitro

Vlera ushqimore: Në një gjysëm filxhan çaji me qitro gjenden 52 kalori, 2 gramë fibra dhe vitaminë A.
Vlera shëndetësore: Qitroja veçanërisht rozë, përmban lycopene dhe flavonoide që ndihmojnë në mbrojtjen kundër disa llojeve të kancerit. Qitroja përmban edhe pectin një fibër e tretshme që ndihmon në uljen e nivelit të kolesterolit. Ata që marrin ilaçe për uljen e kolesterolit duhet të marrin një konfirmim nga mjeku për konsumimin e qitros.

Portokalli
Vlera ushqimore: Në një kokërr portokall gjenden 62 kalori, 3 gramë fibra, vitaminë C, folat dhe potas.
Vlerat shëndetësore: Portokallet janë një burim i rëndësishëm vitaminash për gratë shtatzëna dhe për fetusin. Përmbajtja e tyre, e pasur me vlera ushqimore ul nivelin e kolesterolit në gjak.
Kuriozitet: Pjesa e bardhë e lëkurës së brendshme të portokallit ka pothuaj të njëjtën sasi vitamine C si tuli i frutit.

Pjeshka
Vlera ushqimore: Në një frut mesatar gjenden 58 kalori, 2 gramë fibra dhe vitaminë A.
Vlerat shëndetësore: Duke qenë se pjeshka është e pasur me vitaminën A, ajo ndihmon sistemin imunitar dhe e mbron atë nga infeksionet.
Kuriozitet. Pjeshkat nuk piqen më pasi vilen. Ndaj mos blini pjeshkat të papjekura mirë.

Dardha

Vlera ushqimore: Në një frut mesatar gjenden 96 kalori dhe 5 gramë fibra.
Vlera shëndetësore: Shumica e fibrës që gjendet tek dardha është e tretshme e si rrjedhojë fruti duhet të përdoret nga ata që vuajnë nga problemet me zorrët. Për më tepër, dardha ndihmon në uljen e nivelit të kolesterolit dhe parandalon sëmundjet e zemrës.

Bananet
Vlera ushqimore: 105 kalori, 3 gramë fibra, vitaminë B6, kalium dhe folat
Vlerat shëndetësore: Bananet përmbajnë 422 miligramë potas apo kalium, më të lartin ndonjëherë në një frut. Potasi ndihmon në uljen e tensionit të gjakut.
Kuriozitet: Njerëzit që janë alergjikë ndaj kauçukut janë alergjikë edhe ndaj bananes sepse të dyja vijnë nga pemë të ngjashme dhe kanë proteina të njëjta.

Ananasi

Vlerat ushqimore: Një gjysëm filxhan çaji me ananas ka 40 kalori dhe 1 gram fibra.
Vlerat shëndetësore: Ananasi përmban një enzimë të quajtur bromelain që ndihmon me tretjen, parandalon mpiksjen e gjakut, rritjen e qelizave kancerogjene dhe përshpejton procesin e shërimit të plagëve të ndryshme.
Kuriozitet: Lëngu i ananasit është një marinues i mirë i mishit.

Pjepri

Vlera ushqimore: 25 kalori , më pak se një gram fibër, Vitaminë A, folat dhe potas në një gjysëm filxhan çaji.
Vlerat shëndetësore: Pjepri ka nivele të larta të beta karotenit dhe ul rrezikun e zhvillimit të perdes sëeuml; syrit. Pjepri është fruti perfekt i një diete të mirë sepse ka më pak kalori se frutat e tjerë. Mos harroni ta lani pjeprin para se ta prisni sepse shumica e baktereve qëndrojnë në lëkurën e tij.

Avokado

Vlera ushqimore (për gjysëm fruti): 114 kalori, 4.5 gramë fibra, vitaminë E dhe folat.

Vlera shëndetësore: Avokadot përmbajnë yndyrna të shëndetshme të pangopura që ndihmojnë në uljen e kolesterolit. Nëse do t’i japësh trupit fuqi, konsumo një panine me krem avokado dhe jo me gjalpë.
Kuriozitet: Fëmijët e kanë shumë qejf avokadon. Përmbajtja e butë dhe kremoze e frutit e bën të lehtë konsumimin nga ata. Yndyrnat e pangopura ndihmojnë gjithashtu në rritjen dhe zhvillimin e foshnjave.

Mango

Vlera ushqimore: Në një gjysëm filxhani çaji me këtë frut gjenden 54 kalori, 1.5 gramë fibra, vitaminë A dhe E.
Vlera shëndetësore: Mangot janë të pasura me antioksidantë që përmirësojnë dhe ruajnë shikimin. /AgroWeb.org/