Mbi 15 Milionë Raste me COVID-19 në Botë: Shumë Vende po Shtojnë Masat Kufizuese

207 0

Totali i personave të infektuar me COVID-19 në botë ka shkuar në më shumë se 15 milionë, prej të cilëve të paktën 1 milionë janë shtuar 5 ditët e fundit.

Më shumë se gjysma e të infektuarve është raportuar të jetë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Amerikën Latine.

Në këtë mënyrë pandemia duket se vazhdon të përshpejtohet, ndërsa  shumë vende po detyrohen të shtojnë masat kufizuese.

Numri i infeksioneve është dyfishuar që nga 11 qershori ndërsa që nga nisja e pandemisë numri i viktimave ka arritur në 616,000.

Kur të gjitha shtetet janë në pritje të një vaksine, ekspertët e Organizatës Botërore të Shëndetësisë shprehen se duhet të presim deri në fillimit të vitit 2021.

Përfaqësuesi i zyrës së Organizatës Botërore të Shëndetit, Skender Syla, me anë të një postimi në rrjete sociale shpjegon se përse po përhapet kaq shpejt COVID-19.