Mbill Pemën tënde | 27 Nëntor 2015

379 0

Të Premten, më 27 Nëntor 2015 në Landfillin e Sharrës, nisma Mbill Pemën tënde në bashkëpunim me Ecovolis ftojnë të gjithë banorët e Kryeqytetit të kontribuojnë më mbjelljen e një peme në ndihmë të një mjedisi më të pastër.

Parashikohet që pranë Landfield-in më të madh të grumbullimit të plehrave në Tiranë të mbillen rreth 1000 pemë.

Organizatorët ftojnë të gjithë që “Me vetëm 100 lekë për një fidan, të gjithë bashkë të kryejmë një gjest jo vetëm simbolik, por t’i japim edhe një përgjigje konkrete ndotjes së qytetit tonë nga tymrat e landfillit.” Ju mund ta bëni dhurimin e të ardhurave për fidanët e akacieve pranë çdo pike Ecovolis & Mbill Pemën tënde.