Mëlaka, Bima Që Pastron Gjithë Organizmin

583 0

Mëlaka është një bimë që rritet gjatë gjithë vitit, mjaft e njohur në mjekësinë tradicionale popullore. Vendlindja e saj është Europa, madje edhe ajo gjendet edhe në Shqipëri. Rrënja e bimës mban erën e fortë të karafilit, ndërkohë që mëlaka renditet në listën e bimëve aromatike.

Ajo është pjesë e familjes botanike të trëndafilit dhe njihet me emërtimin latin Geum urbanum. Rrënjët dhe kërcenjtë nëntokësorë të mëlakës mblidhen në fillim të pranverës, përpara daljes së gjetheve, kur përqendrimi i substancës medicinale të quajtur eugenol në to është i lartë.

Kërcenjtë e mëlakës përdoren të thatë për aplikime terapeutike. Rrënja e bimës përdoret në mjekësinë popullore për të luftuar inflamacionin dhe infeksionet ose për trajtime aromatike. Si rrënjët ashtu edhe kërcejtë e tharë, bëhen pluhur dhe përdoren si preparat çaji bimor, veçmas apo të kombinuar me bimë të tjera medicinale.

Preparatet bimore të mëlakës dhe mënyrat e përdorimit gjenden në farmacitë e zakonshme, në farmacitë bimore, qendrat e bimëve mjekësore dhe në pikat e tregtimit të produkteve organike.

Funksionet më të rëndësishme të mëlakës i atribuohen rrënjës së saj që luan rol të rëndësishëm kundër helmimit nga ushqimet. Ajo gjithashtu është një kundërhelm i fuqishëm edhe ndaj alkaloideve të tepërta, metaleve të rënda ose pesticideve. Rrënjët konsiderohen plot vlera edhe si kundërpërgjigje ndaj çrregullimeve të sistemit tretës.

Vlerat shëndetësore të mëlakës

Përveç faktit që mëlaka është një disinfektant i mirë, kjo barishte rekomandohet kundër dhimbjeve menstruale, sepse ndalon gjakderdhjen. Ajo trajton me efikasitet diarenë dhe infeksionet në sistemin tretës. Bima përdoret edhe kundër bronshitit, depresionit apo formimit të radikaleve të lira.

Mëlaka këshillohet të përdoret edhe në gargarë kundër dhimbjeve të dhëmbëve dhe problemeve të zakonta me dhëmbët dhe mishrat, apo edhe fytin dhe sistemin gastrointestinal.

Mëlaka forcon mishrat e dhëmbëve, parandalon gjakderdhjen, dhe lufton infeksionet në laring dhe në rrugët e fymëmarrjes. Për më tepër, mëlaka luan rol në shërimin e irritimeve në stomak, zorrëve dhe diaresë kronike.

Mëlaka është përdorur edhe në disa locione bimore që konsumatori mund t’i përdorë kundër problemeve të mësipërme.

Një nga vetitë më me famë të mëlakës është se ajo arrin të ulë temperaturën, por edhe trajton ekzemat e lëkurës dhe disa alergji të ndryshme./AgroWeb.org