Nëse Keni Probleme Me Glutenin Duhet Miell Bajamesh – Si Përgatitet

1.2k 0

Mielli i bajameve përbëhet vetëm nga bajamet pa lëkurë dhe është një munduesi e shkëlqyer për pjekje dhe gatim.

Ky miell është pa gluten, përmban pak karbohidrate, shumë fibra dhe proteina. Mielli i bajameve është i pasur me vitamina, minerale, hekur, riboflavin, magnez, kalium, kalcium dhe vitaminë E.

Në krahasim me të gjithë arrorët e tjerë, bajamet kanë sasinë më të madhe të kalciumit dhe i bëjnë mirë zemrës, duke ulur kolesterolin.

Ushqyesit kryesorë

Ushqyesit kryesorë që ju nevojiten përfshijnë karbohidratet, yndyrnat dhe proteinat. Të tre këta elementë gjenden tek mielli i bajameve.

Me një çerek filxhani çaji me miell bajamesh, organizmi juaj do të përfitojë 4.6 gramë karbohidrate, të cilat përbëjnë burimin kryesor të energjisë për trurin.

Mielli i bajameve gjithashtu rrit dozën ditore të proteinave me 5.2 gramë në çdo çerek filxhani. Proteina është e rëndësishme për një sistem të fortë imunitar dhe rritjen e shëndetshme të qelizave.

Në çerek filxhani me miell bajamesh do të gjeni tre gramë acide yndyrore Omega 3.

Ushqyesit e tjerë

Ushqyesit dytësorë për trupin tuaj përfshijnë të gjitha vitaminat dhe mineralet e nevojshme për shëndetin tuaj.

Në 28 gramë me miell bajamesh do të gjeni 6.8 miligramë të vitaminës E, e cila është një antioksidant që parandalon d&eeuml;mtimin e qelizave, sëmundjet e zemrës dhe goditjet në tru.

Në një çerek filxhani me mielli bajamesh do të gjeni 0.8 miligramë hekur, 65.2 miligramë magnez, 57.4 miligramë kalcium.

Mielli i bajameve përmban një tjetër mineral të rëndësishëm siç është kaliumi që rregullon tensionin e gjakut. Në çerek filxhani me miell bajamesh do të merrni 160.4 miligramë kalium.

Përgatitja

Miellin e bajameve mund ta përgatisni në kushtet e shtëpisë, duke nisur me pastrimin e tyre. Vendosini bajamet e plota në një enë dhe mbulojini me ujë të nxehtë.

Lërini të qëndrojnë në ujë për një minutë. Nëse i lini më gjatë, atëherë ato do të zbuten. Vendosini në një kullesë dhe shpëlajini. Lëkura e tyre do të hiqet lehtë.

Thajini mirë dhe grijini në një mikser, deri sa të bëhen pluhur. Miellin e përfituar mund ta përdorni si zëvëndësues për miellin e grurit në çdo recetë që kërkon miell.

Gluteni tek mielli i grurit bën që gjatë pjekjes, produktet e përgatitura të fryhen, ndërkohë që me miellin e bajames, ato do të qëndrojnë të sheshta.

Nëse preferoni ëmbëlsira, bukë ose biskota me një përmbajtje të njëtrajtshme dhe më të plotë, përzieni miellin e grurit me miellin e bajameve në një sasi 50-50%.

Receta të tjera

Nëse shërbeni bukë me miell bajamesh në vaktet tuaja, do të zëvëndësoni proteinën që mund të merrnit nga mishi. Ky miell ekuilibron dietën tuaj, nëse shërbehet me fruta dhe perime.

Në këto raste ajo shton 10 gramë fibër në çdo servirje, gjë që ndihmon me tretjen, ul nivelet e kolesterolit dhe nivelet e sheqerit në gjak.

Miellin e bajameve mund ta përdorni për të lyer peshkun ose mishin e pulës për pjekje.

Me miellin e bajameve mund të bëni krepa, petulla, biskota etj.

Nëse keni problem me glutenin, atëherë mielli i bajames duhet të jetë patjetër pjesë e ushqimit suaj së bashku me frutat, vezët, mishin, peshkun, shpendët, fasulet dhe misrin./AgroWeb.org