Mjekësia Popullore Në Kohën e Covid 19 dhe Virozat e Stinës

524 0

Prej 8 muajsh po përjetojmë pandeminë dhe së fundi edhe virozat e stinës dhe njerëzit kërkojnë gjithashtu edhe ndihmën e mjekësisë alternative, çajrave dhe përzierjeve bimore.

“Kërkesa më të mëdha janë për përzierjen bimore, që kurojnë Covid-in në fazat e hershme të tij. Ka kërkesa të mëdha për gripin, reumatizmën, dhe probleme të shëndetit mendor, stresi, ankthi, pagjumësia etj. Ka një intensitet të madh pune. Ne kryejmë 60-70 vizita në ditë. Vetëm këtu gjenden rreth 300 lloje bimësh vendase”, shprehet Ylli Merja, mjek alternativ.

“Unë kam qenë me pompë, pasi kisha problem me mushkëritë, jo me Covid-in, por me frymëmarrjen. Provova ilaçet në spital e farmaci, por prej 3 vjetësh kam gjetur këtu derman. Kam hequr edhe pompën”, tregon dikush.

Një tjetër shprehet:

“Kam problem me tëmthin. E kuroj me bimë, se edhe efekte anësore nuk kanë. Edhe lirë janë, nuk kushtojnë. Më rekomandoi një familjari im dhe erdha edhe unë”.

“Unë tregtoj prej 18 vjetësh bimë mjekësore. Kërkesa më të mëdha ka për stresin dhe astmën këtë periudhë. Edhe për vete, më kanë shëruar bimët e vajrat. Po të mos ishte për to, nuk do isha gjallë tani”./Top Channel