Mjekimet e Rrezikshme – Zbuloni Cilat Nuk Duhet Të Përdorni

384 0

Këto produkte mund të shkaktojnë probleme serioze me shëndetin, thotë FDA (Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave).

Nëse merrni suplemente multivitaminash për të adresuar mangësi të mundshme në planin tuaj ushqimor apo probiotikë për të forcuar sistemin tuaj imunitar, jeni pjesë e miliona njerëzve nëpër botë të cilët përdorin suplemente të përditshme për të përmirësuar shëndetin e tyre.

Për fat të keq, në rastin e një marke suplementesh, duhet të tregoheni të vëmendshëm dhe të bëni kujdes, pasi FDA-ja amerikane sapo ka nxjerr një njoftim duke paralajmëruar të gjithë përdoruesit e Livia Global të hedhin menjëherë disa prej produkteve të kompanisë nëse i kanë ato në zotërim.

Produktet përfshinë edhe dy suplemente për kafshët shtëpiake.

Arsyeja përse këto produkte po ndërpriten është dyshimi se ato mund të jenë të kontaminuara nga disa baktere të rrezikshme.

Ky bakter quhet Pseudomonas Aeruginosa, i cili fatmirësisht është zbuluar në kohë, gjë që ka shtyrë FDA-në të bëj lajmërimin e menjëhershëm, i cili u bë shkak që deri tani të mos jetë raportuar asnjë rast ku përdorimi i këtyre ilaçeve të ketë shkaktuar pasoja të padëshiruara.

Fatmirësisht ky lajmërim vjen edhe për Shqipërinë, pasi sado në numër më të vogël, Euronews Albania ka zbuluar se këto produkte janë të disponueshme për shitje edhe në vendin tonë.

Sipas Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), Pseudomonoas aeurginosa mund të shkaktojë pneumoni dhe infeksion në gjak si dhe pjesë të tjera të trupit ndaj tregoni kujdes maksimal dhe hidhini këto produkte sa më parë nëse janë në zotërimin tuaj.

Lexoni më poshtë për të parë nëse jeni përdorues i njërit prej këtyre 6 suplementeve nga Livia Global apo LiviaOne./Burimi:Euronews