Mos Harro Të Pish Ujë Në Këtë Kohë Karantine

400 0

Kur njerëzit janë të kapluar nga ankthi, harrojnë të pijnë ujë.

Këtë e thonë ekspertët, sipas të cilëve, konsumi i ujit gjatë ditëve të karantinës si pasojë e pandemisë COVID-19 është i ulët në mesin e popullësisë së gjerë.

Të gjithë ne jemi të stresuar dhe në ankth si pasojë e pasigurisë që ka shkaktuar kjo pandemi.

Pavarësisht stresit dhe ankthit, ne nuk duhet të harrojmë të pijmë ujë që të jemi të hidratuar.

Ekspertët këshillojnë që të pijmë shumë ujë gjatë ditës, që jo vetëm të kemi humor të mirë por dhe energji

Si Të Pish Më Shumë Ujë Në Kohë Karantine

Ekspertët e AgroWeb.org thonë se është shumë e rëndësishme që të siguroheni që të pish sa më shumë ujë gjatë ditës.

Për ta bërë këtë, ju mund të marrësh disa masa të thjeshta dhe praktike.

Ujë Me Vete Kudo

Mbaj një shishe ujë me vete gjjithnjë edhe në divan, edhe pranë krevatit apo zonës së punës.

Nëse shishen e keni në dorë ose para syve, atëherë do ta kesh të pamundur që të harrosh të pish ujë.

Gjatë ditës mund të pish gllënka të vogla dhe të herëpashershme.

Nëse është vapë ose ke kryer një aktivitet fizik, pi ujë gjithnjë që të rikuperosh humbjet e lëngjeve nga djersa.

Vendos Një Alarm

Ti mund të vendosësh  disa alarme në telefonin celular që t’i kujtosh vetes që të arrish objektivin e dy litrave ujë në ditë.

Përpara vakteve pi një gotë ujë që të zbusësh oreksin dhe të kujdesesh për peshën.

Pasuroje Shijen

Në mënyrë që objektivi i pirjes së ujit të jetë i arritshëm, ti mund ta pasurosh atë me fruta dhe perime siç janë limoni, kastraveci, mentja, frutat e pyllit, rozmarina, xhenxhefili, borziloku etj.

Gjatë ditës, mund të alternosh mes ujit natyral dhe atij të gazuar, ose të shtoni edhe copa akulli.

Përveç ujit, ti mund të pish edhe çajra të ngrohtë ose të ftohtë, ndërsa në mëngjes mund të hash më shumë fruta me përmbajtje të lartë të ujit. /AgroWeb.org