Mungesa e Vitaminës D – Si Ndikon Për Diabetin – Ja Ku Gjendet

380 0

Një studim i ri shkencor mbi rolin e vitaminës D, ka zbuluar një lidhje mes mungesës së saj, infeksioneve të mishrave të dhëmbëve dhe diabetit.

Diabeti është një sëmundje që prek miliona njerëz në botë.

Deri më tani, studimet të cilave u referohet AgroWeb.org, kanë identifikuar disa faktorë rreziku siç janë  mbipesha apo tensioni i gjakut.

Diabeti Dhe Mishrat E Dhëmbëve

Diabeti rrit rrezikun e shfaqjes së infeksioneve të mishrave të dhëmbëve.

Kjo është një lidhje e dyfishtë që do të thotë se problemet me mishrat e dhëmbëve e bëjnë menaxhimin e diabetit të tipit 2 më sfidues se zakonisht.

Sipas ekspertëve, vitamina D është shumë e rëndësishme për shëndetin e kockave, dhëmbëve dhe mishrave të tyre.

Ajo lufton mikrobet përfshirë këtu ato që prekin mishrat e dhëmbëve.

Studimi të cilit i referohet AgroWeb.org, analizoi të dhënat e 1,600 individëve të prekur nga diabeti i tipit 2 dhe 1,300 të tjerëve që nuk vuajnë nga diabeti.

Sipas gjetjeve, mungesa e vitaminës D bashkë me sëmundjet e mishrave të dhëmbëve, rrisin rrezikun e shfaqjes së diabetit të tipit 2.

Studiuesit thanë se  kombinimi i të dy këtyre faktorëve rrit rrezikun e diabetit më shumë se shumatorja e secilit faktor.

Nëse gjetjet konfirmohen edhe nga studime të tjera, kjo do t’i ccelte rrugën qasjeve të reja në trajtimin e diabetit.

Për shembull, rritja e nivelit të vitaminës D tek diabetikët që janë të prekur nga problemet me dhëmbët dhe mishrat e tyre, do të ndihmonte në menaxhimin e të dy sëmundjeve.

Burimet e Vitaminës D

Njeriu e merr pjesën më të madhe të vitaminës D nëpërmjet rrezeve të diellit.

Kur këto rreze, sidomos ato të mesditës, bien në kontakt me lëkurën, nxisin prodhimin e vitaminës D.

Njerëzit që jetojnë në vende me klimë të ngrohtë me shumë diell, përfitojnë më shumë se sa ata që jetojnë në vende të ftohta pa diell.

Vitaminën D mund ta marrim edhe nëpërmjet disa ushqimeve.

Bëhet fjalë për ushqime të fortifikuara ose të pasurura siç janë qumështi dhe drithërat apo tek peshqit si salmoni, toni dhe skumbria.

Po ashtu vitaminë D ka edhe vaji i papërpunuar i peshkut dhe vaji i mëlçisë së Merlucit, të cilin mund ta gjeni si suplement në farmaci./AgroWeb.org

* Ky informacion ka për qëllim të plotësojë, të mos zëvendësojë këshilla nga mjeku juaj ose ofruesi i kujdesit shëndetësor dhe nuk ka për qëllim të mbulojë të gjitha përdorimet e mundshme, masat paraprake, ndërveprimet ose efektet negative. Ky informacion mund të mos i përshtatet rrethanave tuaja specifike shëndetësore.

Burimi: U.S. National Library of Medicine

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.