Pandemia Ndryshon Fokusin Në Shëndetësi – Standardet e Reja

356 0

Pandemia e COVID-19 ka ndryshuar planet dhe fokusin e shumicës së institucioneve dhe pjesa e adoptimit të standardeve nuk ka bërë përjashtim.

Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit bëri të ditur se në planin e saj të 6 muajve të parë të këtij viti do të ketë një fokus të veçantë pikërisht në këtë drejtim.

“Në kushtet e pandemisë shkaktuar nga COVID-19 dhe masave të ndërmarra për minimizimin e përhapjes, u zhvillua mbudhja e Bordit Teknik. Anëtarët e BT-së shqyrtuan; Listat me standardet e propozuara për adoptim në 6-mujorin e parë të vitit 2021 dhe Ndryshimet në Komitetet Teknike (KT) të DPS, që do të funksionojnë gjatë kësaj periudhe. Komitetet Teknike që patën ndryshime në drejtim të anëtarësimeve të reja ishin; KT 316 ‘Pajisje mjekësore’ dhe KT 215 ‘Pajisje respiratore dhe anestezie’. Ne kushtet e pandemisë shkaktuar nga COVID-19 dhe masave të ndërmarra për minimizimin e përhapjes, DPS informoi anëtarët e KT-së se gjatë kësaj periudhe janë angazhuar Komitetet Teknike që mbulojnë këto fusha: KT 160 ‘Pajisje mbrojtëse personale”, KT 205 ‘Pajisje mjekësore joaktive’, KT 215 “Pajisje respiratore dhe anestezie”, KT 316 “Pajisje mjekësore’” njoftoi DPS.

Kjo e fundit bëri me dije se gjatë kësaj periudhe Komitetet Teknike kanë ndjekur zhvillimet në nivel evropian dhe ndërkombëtar në aspektin e zhvillimeve të standardeve në shëndetësi. Në këtë kuadër veçojmë adoptimin me procedurë të përshpejtuar të Dokumentit të Standardizimit DS CËA 17553:2020 “Mbuluesit e fytyrës (maskat) për komunitetin – Udhëzues për kërkesat minimale, metodat e testimit dhe të përdorimit”, i cili u publikua në muajin Qershor nga CEN – Komiteti Evropian për Standardizimin.

Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit është një institucion nën varësi të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë me fokus tek standardet dhe nxitjen e adoptimit të tyre nga bizneset.

Standardet janë dokumente teknike, vullnetare, të cilët: Përmbajnë specifikime teknike për produkte apo shërbime të fushave të ndryshme; përgatiten me propozimin e palëve të interesuara, pjesëmarrës ose jo në Komitetet Teknike të DPS; bazohen në rezultatet e zhvillimit bashkëkohor të teknologjisë; miratohen me konsensus nga Komitetet Teknike të DPS dhe ratifikohen nga DPS; vihen në dispozicion të kujtdo./Burimi:Monitor