Një Vizion i Përbashkët në Turizëm: Nëntë Projektet Rajonale nga Programi i Bashkëpunimit Ndërkufitar i Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, Zhvilluar në Ohër

405 0

Ohër, Maqedoni e Veriut, 10 korrik 2019 – Programi i Bashkëpunimit Ndërkufitar mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë bashkoi në një event publik, nëntë projekte rajonale.

Zhvillimi i turizmit dhe bashkëpunimi në zonën ndërkufitare, rezultatet e projektit dhe qëllimet e së ardhmes u prezantuan nën një slogan të përbashkët: ‘Krijojmë një të ardhme të përbashkët’.

Ky event u organizua nga nëntë projektet, të cilat implementohen nga 30 organizata të shoqërisë civile, përfituese të Programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar të financuara nga Bashkimi Evropian. Ky aktivitet u organizua nën mbështetjen e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, Ministrisë së Vetqeverisjes Vendore të Republikës së Maqedonisë të Veriut, dhe Ministrisë së Evropës dhe Marrdhënieve me Jashtë të Republikës së Shqipërisë.

Për herë të pare, në këtë aktivitet, u mblodhën së bashku më shumë se 150 profesionsitë nga fusha e turizmit, përfaqësues të Shoqërisë Civile, përfaqësues të qeverisë dhe biznesit nga të dyja vendet, të cilët ndanë pikëpamjet e tyre mbi sfidat dhe mundësitë e bashkëpunimit të zhvillimit të turizmit ne rajonin e përbashkët.

Gjithashtu, vëmendje morën çështje lidhur me zhvillimin e turizmit nëpërmjet përdorimit të produkteve natyrale, buqësore dhe të sigurta në rajonin ndërkufitar, duke theksuar rëndësinë që ka ky moment në rajon, me anë të projekteve të financuara nga Programi i Bashkëpunimit Ndërkufitar Maqedoninë e Veriut dhe Shqipëri.

Partnerët Implementues dhe përfituesit direkt të projektit ‘Dibra-Debar-Përshpejtojmë Zhvillimin e Bujqësisë‘ gjatë panelit ku u diskutua lidhja midis Standareteve të Produkteve Agro-Ushqimore dhe Turizmit. Foto: AgroWeb

Në fjalën e tij, ambasadori i Delegacioni të BE-në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Samuel Žbogar, deklaroi se: ‘Kapërcimi i barrierave gjeografike, politike dhe në mentalitet, ka qenë në qendër të Bashkimit Evropian, që në krye të herës. Themeluesit e BE-e dinin se vetëm nëpërmjet lëvizjes së lirë të njerëzve, produkteve, dhe ideve mund të krijohet sinergji dhe se asnjë shtet nuk e arrin dot i vetëm. Ata e dinin që vetëm puna në ekip kalon kufinjtë kombëtar, mundëson prosperitet ekonomik dhe stabilitet politik. Ata besonin se vetëm bashkëpunimi e bëjnë jetën më të mirë. Sot, jemi mbledhur këtu për të nderuar idenë Evropiane dhe mënyrën se si ajo është përshtatur nga dy shtete kandidate, anëtarë të ardhshëm të BE-së’.

Ambasadori i Delegacionit të BE-së në Republikën e Shqipërisë Luigi Soreca, theksoi se: ‘Falë edhe fondeve të BE-së, lidhja dhe bashkëpunimi midis komuniteteve lokale në Shqipëri dhe në Maqedoninë e Veriut po përmirësohet, ashtu si dhe potenciali turistik i zonës. Bashkëpunimi territorial përgjatë kufijve është po aq i rëndësishëm për politikën tonë të zgjerimit sot sa ç’ka qenë për ndërtimin e vetë Bashkimit Evropian’.

Pjesë shumë e rëndësishme e këtij Eventi ishin diskutimet për ‘Zhvillimin e Turizmit në zonën ndërkufitare’, ku u mbajtën tre panele diskutimi me temat:

‘Gratë sipërmarrëse në turizëm’,

‘Qëndrueshmëria dhe turizmi – Së bashku është celësi’,

‘Dibra-Debar-Përshpejtojmë Zhvillimin e Bujqësisë’.

Inagurimi i Qendrës së Shpëtimit Ujor dhe Malor Në Ohër

Një tjetër aktivitet i këtij Eventi ishte inagurimi i qendrës së shpëtimit ujore dhe malore në Ohër, e para në rajon e llojit të saj e cila do të bashkëpunojë me qendrën e shpëtimit në Pogradec. Kryebashkiaku i Ohrit theksoi se ‘Qendra do të jetë ndihmë e madhe për qytetin’.

Në të njejtën kohë, në qendër të Ohrit u mbajt një panair i hapur i nëntë projekteve përfituesve të granteve, ku përmes stendave, materialeve promocionale, takimeve me përfaqësues zyrtar të projekteve, qytetarë dhe turistë nga të dyja shtetet patën mundësi të përftonin informacion mbi projektet, rezultatet dhe impaktin e secilit prej tyre.

Momente nga Panairi i 9-të Projekteve/përfitues të granteve Foto: AgroWeb

Në të ardhmen pritet që të realizohen më tepër promovime të projekteve që janë pjesë e Programit IPA të Bashkepunimit Ndërkufitar midis Maqedonisë së Veriut dhe Republikës e Shqipërisë, edhe një rritje e numrit të bashkëpunimeve me organizatat dhe institucionet siç janë dhomat e tregtisë, agjensitë zhvillimore, bashkitë, ministritë, institucionet e edukimit dhe të tjerë që mund të ndihmojnë në drejtimin ekonomik dhe zhvillimin e përgjithshëm të të dyja rajoneve. Ky event ngjalli interes të lartë dhe kontribuoi mbi mundësitë e bashkëpunimit rajonal si dhe mbështetjen që BE-ja ofron në rajon./AgroWeb.org