OBSH, Vendet Ku Po Rriten Rastet me Covid – A Bën Pjesë Edhe Shqipëria?

350 0

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar së fundmi se po regjistrohen rritje javore në Evropë, për herë të parë në disa muaj.

Në 11 vende “transmetimi i përshpejtuar” ka ka çuar në një rishfaqje shumë domethënëse që nëse lihet e pakontrolluar mund t’i shtyjë sistemet shëndetësore në kaos edhe një herë në Evropë “ deklaroi të enjten drejtori i OBSH për Evropën, Hans Kluge.

A bën pjesë edhe Shqipëria?

Këto vende, për të cilat OBSH tha se po regjistrojnë rritje të rasteve me Covid-19 janë: Shqipëria, Armenia, Azerbajxhani, Bosnja dhe Hercegovina, Kazakistani, Kosova, Kirgizistani, Maqedonia e Veriut, Republika e Moldavisë, Suedia dhe Ukraina.

Kujtojmë këtu se javët e fundit, me lehtësimin e masave anti-Covid-19, vendi ynë ka parë një rritje të konsiderueshmë të të infektuarve me kroronavirus.

Ambasadorët e BE po takohen këtë javë për të diskutuar rihapjen e kufijve të jashtëm të bllokut në 1 korrik. Një nga kriteret që vendet anëtare po shqyrtojnë është vetëm lejimi i udhëtarëve nga vende të caktuara. Ato vende me nivele të larta infeksioni, përfshirë me shumë mundësi SHBA, Rusia dhe Brazili, pritet të lihen jashtë listës së sigurt.

Alarmi i OBSH 

Për herë të parë në disa muaj, Evropa regjistroi rritje të rasteve javore me koronavirus, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Po ashtu, sipas OBSH, një numër vendesh mund të kenë rritje të rasteve në nivele të rrezikshme nëse nuk bëhet asgjë për të ndaluar përhapjen.

Gjatë në konference për mediat, drejtori rajonal i OBSH për Evropën, Hans Kluge u shpreh  se 30 vende evropiane kanë regjistruar rritje të rasteve me Covid-19 gjatë dy javëve të fundit.

“Në 11 nga këto vende, përhapja e përshpejtuar ka çuar në një rishfaqje shumë domethënëse që nëse lihet e pakontrolluar mund t’i shtyjë sistemet shëndetësore në kaos edhe një herë në Evropë “, tha ai.