Panairi AGROKOS 2016 – Fuqia e AgroIndustrisë

224 0

Panairi ndërkombëtar i Agrobiznesit dhe Ushqimit "AGROKOS 2016", vazhdon traditën e suksesit të organizimit të ngjarjes më të madhe të vitit për agro-industrinë ushqimore tek Pallati i Rinisë, Prishtinë, Kosovë – 20-22 Tetor 2016.

Panairi "AGROKOS 2016", edhe këtë vit siguron një mjedis optimal për të gjithë ekspozuesit për të promovuar me sukses ofertat e tyre në një mjedis shumë të kërkuar të biznesit, ku të gjithë mund të prekin rezultatet e panairit AGROKOS gjatë ditëve të ekspozimit. 

Duke shfrytëzuar pozitën gjeografike, në qendër të Ballkanit, si dhe rrjetin e gjerë që disponon, AGROKOS është kthyer në një ngjarje tregtare tashmë kyçe dhe tradicionale dhe është duke kontribuar vazhdimisht në zhvillimin e mëtejmë të zinxhirit të prodhimtarisë vendore dhe ndërkombëtare në sektorin e agrobiznesit. Njëkohësisht AGROKOS është kthyer në urë-lidhëse ndërmjet bashkëpunimit afarist të vendeve të Evropës dhe më gjerë.

Paralelisht me panairin, për vizitorët profesionistë, kompania organizatore CEO do të organizojë aktivitete të ndryshme informative dhe profesionale si seminare, punëtori, konferenca nga ekspertë shkencor dhe profesionistë të kësaj fushe.

Agro-Industria ushqimore në AGROKOS 2016

Produkte ushqimore
Qumësht, mish, ushqime te detit, pemë dhe perime, produkte konditorike, mëlmesa, etj.
Pije
Lëngje, ujë, kafe, çaj, festivali i birrës, verëra, pije tjera alkoolike dhe spirite.

Bujqësi dhe Blegtori
Agroimpute-farëra, plehra, pesticide, sera, ferma, kafshë, ushqim për kafshë, hortikulturë, etj.

Makineri e lehtë dhe e rëndë për Agrokulturë
Pajisje dhe teknologji për përpunim të ushqimit, paketim, etiketim, kontroll të kualitetit dhe monitorim, ftohje dhe ngrohje, ruajtje dhe transportim, pyje, ujitje dhe drenazhim, vegla pune, produkte higjienike, etj.
Pajisje dhe teknologji për prodhim të pijeve, mbushje, ambalazhim, etiketim, kontroll të kualitetit, sisteme monitoruese, ruajtje dhe transportim të pijeve, etj.
Pajisje dhe teknologji për hotelieri dhe gastronomi.

Institucione dhe Media
Ministri të Bujqësisë, Institute për Mbrojtjen e Konsumatorit, Institute shkencore për Agrobiznes, Institucione për Certifikimin e Produkteve, Institucione Akademike si; Fakulteti i Bujqësisë dhe Veterinarisë i Universitetit të Prishtinës dhe shkolla tjera të bujqësisë, etj.

Pse nuk duhet ta humbësh Panairin Agrokos?

• Kultivimi i lidhjeve ekzistuese me biznes(e)/institucion(e)
• B2C (takime ballë-për-ballë me klientin)
• B2B dhe mundësinë e B2G takimeve
• Shitje direkte para vizitorëve të shumtë
• Prezantimin/përforcimin e kompanisë/institucionit në treg
• Monitorimi i konkurencës dhe skanimi i tregut
• Informimin me trendet e fundit të teknologjisë më efektive dhe efikase
• Ngjarje të ndryshme informative dhe profesionale si: seminare, punëtori, konferenca nga ekspertë shkencor dhe profesionistë të fushës së agrokulturës
• Promovim direkt para medieve
• Promovim në katalogun e panairit (i cili u shpërndahet falas vizitorëve, ekspozuesve dhe të gjitha palëve me interes)
• Konsulencë për paraqitje sa më profesionale në panair, etj.

Aktivitetet paralele gjatë panairit

– Konferencë për shtyp

– Seminare dhe konferenca me pjesëmarrës nga ekspertët e fushave

– Mundësinë e B2B dhe B2G takimeve

– Prezantime individuale nga palët me interes

– Ndarja e çertifikatave për ekspozues
– Lojëra të ndryshme

AGROKOS 2016 – Pallati i Rinisë, Prishtinë, Kosovë – 20-22 Tetor 2016. AgroWeb do të jetë në Panair – Eja edhe ti./AgroWeb.org