Pandemia, A Duhet Të Mbani Maskë Kur Vraponi?

433 0

Vrapi është një nga aktivitetet fizike më shpërblyese për shëndetin, sidomos tani në kohët e izolimit si pasojë e pandemisë së COVID-19.

Ekspertët thonë se këto kohë janë një çmenduri e vërtetë dhe vrapi e ndihmon njeriun të mbajë mendjen të mbledhur.

Vrapi ndihmon në organizimin e një rutine të shëndetshme edhe në mungesë motivimi.

Ai mban larg depresionin dhe ankthin sepse gjatë vrapit, trupi çliron endorfinë, hormon që na bën të ndihemi më të lumtur, më pozitiv dhe shpresëplotë.

Vrapi i bën mirë zemrës, imunitetit, mushkërisë, trurit dhe gjakut.

Praktika e të vrapuarit po ndryshon rrënjësisht në këto kohë pandemie.

Distancimi fizik është mëse i domosdoshëm.

Ekspertët rekomandojnë që edhe gjatë vrapit njerëzit të ruajnë distancën sa më shumë.

Gjatë vrapit, frymëmarrja e njeriut bëhet më e thellë dhe rëndohet duke rritur probabilitetin e virusit në ajër.

Sa i përket kohës, ekspertët këshillojnë që të zgjidhni kohën dhe pistën e duhur me sa më pak njerëz.

Përpiquni të vraponi herët në mëngjes dhe zgjidhni shtigje, parqe ose rrugë të boshatisura.

Kësisoj nuk do të ndiheni të frustruar dhe të frikësuar.

A Duhet Mbajtur Maska Gjatë Vrapit?

Vrapi me maskat me karbon ose N95 që janë më të rënda se ato një përdorimëshe nuk sugjerohen në vrap sepse do ju merret fryma.

Maska duhet mbajtur në varësi të rrethanave.

Frymëmarrja e shpeshtë dhe e rënduar gjatë vrapit nënkupton më shumë stërkla në ajër, të cilat nëse ju jeni mbartës të virusit, mund të infektojnë të tjerë dhe anasjelltas.

Prandaj koha dhe vendi janë të një rëndësie të madhe.

Ekspertët thonë se ju mund të zgjidhni një maskë të lehtë me dy filtra me të cilën të mbuloni gojën dhe hundën por jo gjatë të gjithë vrapimit.

Maskën duhet ta mbani në qafë dhe ta vendosni kur të jeni në prani të njerëzve apo vrapuesve të tjerë dhe në momentin që ata largohen ta hiqni sërish.

Që të ndiheni më të qetë, zgjidhni vende sa më pak të populluara për të vrapuar.

Nëse përdorni maskë të qepur vetë, sigurohuni që ajo të jetë 100 përqind pambuk të cilën më pas mund ta lani menjëherë.

Pas kthimit në shtëpi, sigurohuni që të lani duart menjëherë me ujë dhe sapun për mbi 20 sekonda. /AgroWeb.org