Pas Domateve të “Arta”, Fermeri nga Mamurrasi Synon Sërish Tregjet Europiane

469 0

Alban Çakalli, është fermeri më i njohur shqiptarë. Lajmi i domates së rrallë, që kultivoi gabimisht Albani, ka qenë lajmi më i klikuar gjatë kësaj periudhe.

Historia e Albanit ka tërhequr vëmendjen afërsisht të 500 mijë personave. Fatmirësisht ky lajm i sjellë nga Top Channel i ka siguruar Albanit një kontratë të fuqishëm me një biznesmen spanjoll.

Kokrrat “Goji” njihen si fruti i lumturisë. Fruti me origjinë nga Azia, tashmë kultivohet edhe nga fermerët shqiptarë. Mani i kuq kinez sipas Alban Çakallit ka vlera  të  mëdha ushqimorë, ai thotë  se ky frut parandalon rritjen e qelizave kancerogjene.

Edhe pse nuk ka kërkesë të lartë tregu për domaten e rrallë që i ndryshoi jetën Albanit, ai do të kultivojë sërish atë, por kësaj herë jo aksidentalisht.

Studimi i Albanit në disa gjuhë të botës për frutat ekzotike, duket se nuk shkoi sot. 2020 mund të cilësohet si viti më i mirë për fermerin nga Mamurrasi./ Top Channel