Studimi: Doza përforcuese e Astrazeneca-s rrit mbrojtjen ndaj Omicron

252 0

“Të dhënat e reja zbulojnë se përforcuesi AstraZeneca prodhon një numër të lartë antitrupash kundër Omicron”.

Kështu njoftoi kompania Astrazeneca të enjten, e cila theksoi se të dhënat paraprake nga një provë që kreu në vaksinën e saj COVID-19, Vaxzevria, treguan se ajo gjeneroi një përgjigje më të lartë të antitrupave kundër variantit Omicron përfshirë këtu edhe variantet Beta, Delta, Alpha dhe Gamma, kur jepet si një dozë e tretë përforcuese.

Përgjigja në rritje u pa tek njerëzit që ishin vaksinuar më parë ose  me Astrazeneca ose një vaksinë mRNA, tha prodhuesi i barnave, duke shtuar se do t’i dorëzonte këto të dhëna tek rregullatorët në mbarë botën duke pasur parasysh nevojën urgjente për përforcues.

AstraZeneca e ka zhvilluar vaksinën me studiues nga Universiteti i Oksfordit dhe studimet laboratorike muajin e kaluar zbuluan se një kurs me tre doza të Astrazeneca ishte efektiv kundër variantit të ri që përhapet me shpejtësi.

“Këto studime të rëndësishme tregojnë se një dozë e tretë e Vaxzevria pas dy dozave fillestare të së njëjtës vaksinë, ose pas mRNA, rrit fuqishëm imunitetin kundër COVID-19,” tha në një deklaratë shefi i Grupit të Vaksinave të Oksfordit, Andrew Pollard./Burimi:EuroNews